Burgu famëkeq ku po mbahet Julian Assange
Burgu famëkeq ku po mbahet Julian Assange
19.04.2019 | 20:57

Julian Assange po mbahet në një burg të Britanisë me nam shumë të keqe. Ai është quajtur si “Guantanamo i Britanisë”, shkruan Bussiness Insider.

Themeluesi i Ëikileaks ka kaluar gati 7 vjet në një dhomë 30 metra katrorë në ambasadën ekuadoriane në Londër. Ai aty kishte marrë azil politik, por Ekuadori e revokoi azilin e tij javën e kaluar dhe lejoi forcat britanike të arrestonin Assange brenda ambasadës.

Teksa Assange po pret një ekstradim potencial në SHBA, ai është dërguar në një burg në Belmarsh, i cili konsiderohet një nga burgjet e profilit më të lartë në Britani.

Me lokacion në Londrën juglindore, Belmarsh u bë me emër pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Shtetasit e jashtëm që ishin në Britani dhe dyshoheshin për lidhje me organizata terroriste dërgoheshin në këtë burg.

Si rezultat burgu morri emrin “Guantanamo i Britanisë”, duke marrë reputacionin e njëjtë si burgu me të njëjtin emër në Kubë që u përdorë nga SHBA’ja. Guantanamo i vërtet ishte akuzuar shpesh për shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe tortura të tmerrshme.

Burgu në Belmarsh është evidentuar që ka raste të shtuara të dhunës. Një raport për vitin 2018 bëri plot 40 rekomandime për përmirësime në infrastrukturën e burgut.

Ndër rekomandimet ishte edhe që të mos lejoheshin 3 apo 4 persona në një qeli por dy vetë.

Por përkundër gjetjeve, disa individë në Tëitter hodhën poshtë krahasimet me Guantanamon famëkeq. Ata vënë në pah se të burgosurit në Belmarsh kanë qasje në edukim, punëtori, palestra dhe biblioteka.