Dështon të votohet platforma e dialogut e cila ndalon korrigjimin e kufijve
Dështon të votohet platforma e dialogut e cila ndalon korrigjimin e kufijve
16.01.2019 | 12:25
Delegacioni shtetëror për dialogun me Serbinë, as këtë të mërkurë nuk e ka votuar platformën e cila ishte paralajmëruar se do të votohet për mbledhjen e sotshme. Në takimin që është zhvilluar në zyrat e Nismës Socialdemokrate, ka munguar bashkëkryesuesi Shpend Ahmeti, ndërsa para mediave ka folur Fatmir Limaj.

Ai ka thënë se ky ka qenë një takim pune, ndërsa ka shtuar se platforma e delegacionit shumë shpejt do të votohet në ekipin negociator dhe do t'i dërgohet Kuvendit.

Sipas Limajt, kjo platformë do të jetë në harmoni me Kushtetutën e vendit.

Pos kësaj, Limaj ka shtuar se në këtë platformë nuk do të përfshihet korrigjimi i kufijve dhe se delegacioni shtetëror nuk diskuton për këtë temë.