Diskutohet për situatën e sigurisë në punë
Diskutohet për situatën e sigurisë në punë
16.04.2019 | 08:58

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sot dot mbajë mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje i ftuar është edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Siguria, shëndeti dhe kushtet e punës në sektorin privat në Kosovë dhe gjendja momentale lidhur me Koncept dokumentin dhe draftligjin gjithë përfshirës për skemat pensionale, janë temat që do të diskutohen sot në këtë mbledhje.

Po ashtu do të bëhet edhe miratimi i procesverbaleve të mvbledhjeve të kaluara.