Dreshaj: Policia e komunikacionit është e korruptuar
Dreshaj: Policia e komunikacionit është e korruptuar
16.04.2019 | 07:32

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës e cila po mbahet tani, e quajtur policinë e komunikacionit të korruptuar. 

Dreshaj tha se ka fakte kur policia e komunikacionit u ka kërkuar para qytetarëve.

“Policia e Kosovës nuk ka përgatitje as me përmirësuar një ndeshje në rrugë. Kam raste konkrete që i kam denoncuar, por si merr askush parasysh. Policët e komunikacionit janë të korruptuar. Kam raste me incizime që i marrin pare qytetarëve”, tha ai.