Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmuan ndikimin rus në presidencialet e SHBA-së?
Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmuan ndikimin rus në presidencialet e SHBA-së?
19.04.2019 | 21:05

Princi i kurorës i përfshirë në raportin e Muellerit.

Një nga liderët më të fuqishëm të Emirateve të Bashkuara Arabe është përfshirë në raportin e prokurorit special Robert Mueller për përfshirjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA, shkruan Fox News.

Princi i kurorës së Abu Dhabi, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nayhan, i cili besohet që ka fuqinë më të madhe në Emirate, është lideri i vetëm botëror i përfshirë në personazhet e përfshira në raportin 448 faqe të Mueller.

Përfshirja e tij, duke filluar nga një rol misterioz në vitin 2017 mes një kolegu të Trump dhe një ndërmjetësi të Putin në Seychelle, dallohet para referencave të shumta për Lindjen e Mesme.

Por çka u la pa u thënë, apo ndoshta është redaktuar, është se çka e ka motivuar Emiratet e Bashkuara Arabe që të fusin një ndërmjetës në kontaktet mes kampanjës së Trump dhe Rusisë.