France 24: Tema kyçe e vizitës së Macronit në Serbi do të jetë Kosova
France 24: Tema kyçe e vizitës së Macronit në Serbi do të jetë Kosova
11.07.2019 | 17:42

Korrespodent i televizionit “France 24”, Laurent Rouy, ka thënë se tema kyçe gjatë vizitës së presidentit të Francës, Emanuel Macron, në Beograd do të jetë Kosova.

“Qëkur Makron së bashku me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kanë vendosur të involvohen më shumë për të zgjidhur situatën me Kosovën, ka bërë që Kosova të jetë temë kyçe e bisedimeve me përfaqësuesit e Serbisë”, ka thënë ai, shkruan B92. 

I pyetur për rikthimin e interesit të Francës pas shumë vitesh në Ballkanin Perëndimor, Rouy ka thënë se Franca asnjëherë nuk ka reshtur së interesuari për rajonin dhe për Serbinë.

“Mund të duket që interesi është rritur lehtë për shkak që Makron po vjen në Serbi”, ka thënë korrespodenti francez.

Ai thotë se Franca ka interes për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian.

“Unë nuk mund të them që Franca nuk është e interesuar për Serbinë dhe Ballkanin. Mua madje më duket që Franca e sheh Serbinë si një shtet qendror në rajon, dhe ka interes sikur për të gjithë shtetet tjera s tjera në rajon, që janë të interesuara për t’iu bashkua BE-së, edhe përkundër faktit që presidenti Makron potencon problemet që duhet të zgjidhen në Bruksel, gjë që e bënë më të vështirë, apo që e ngadalëson pranimin e anëtarëve të rinj”, ka shtuar ai.

Rouy ka thënë se politika e Francës për ta parë rajonin e Ballkanit të integruar në Bashkimin Evropian nuk ka ndryshuar.

Ndër të tjera gazetari francez ka rikujtuar anulimin e vizitës së Macron në Serbi që ishte planifikuar të ndodhte në dhjetor, për shkak të protestave masive në Francë.

Macron do të mbërrijë në Beograd më datës 15 korrik dhe do të qëndrojë për dy ditë në Serbi.