Haradinaj ia kthen buxhetit paratë që kanë mbetur pa i harxhuar ekipi negociator
Haradinaj ia kthen buxhetit paratë që kanë mbetur pa i harxhuar ekipi negociator
19.07.2019 | 16:22

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që shumën e mbetur prej 300 mijë euro të ndara për ekipin negociator ti kthej në buxhetin e shtetit.

Kjo pasi që Gjykata Kushtetuese nxori si të jashtëligjshëm ekipin negociator të formuar nga Kuvendi.

Haradinaj ka thënë se 70 mijë euro janë harxhuar nga ekipi negociator dhe 230 mijë euro të mbetura do të kthehen në buxhetin e shtetit.

““Propozojmë të shfuqizohet vendimi që janë ndarë mjete në vlerë prej 300 mijë euro, vlera e mbetur 230 mijë këto mjete nga zyra e kryeministrit kthehen në programin e shpenzime të paparashikuara kategoria ë shpenzimeve rezervë”, tha Kryeministri Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.