Haradinaj takohet me Mujë Rugovën, flasin për Kullën e Çakorrin
Haradinaj takohet me Mujë Rugovën, flasin për Kullën e Çakorrin
12.07.2019 | 11:35

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, ka thënë se rishikimi i demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, është proces që ka marrë dakordim ndërmjet dy qeverive.

Ai ka pritur sot në takim, ish-rektorin e UP-së, Mujë Rugova, me të cilin ka biseduar për ecurinë e procesit dhe hapat që duhet të ndërmerren për finalizimin e korrigjimit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.

“Rishikimi i demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, është proces që ka marrë tashmë dakordimin e dy Qeverive, të Kosovës dhe Malit të Zi. Krahas punës së komisioneve ndërshtetërore dhe parapërgatitjeve, sot prita në takim ish Rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Mujë Rugova, me të cilin biseduam për ecurinë e këtij procesi dhe hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarrë, për finalizimin e tij, respektivisht korrigjimin e sektorëve në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.
Kontributi i profesorit të nderuar, Rugova është i mirëseardhur dhe në frymën e kësaj bashkëpunimi i ndërsjellë është i domosdoshëm”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj.