Këshilli Shtetëror i Cilësisë konstituon Komisionin e Ankesave
Këshilli Shtetëror i Cilësisë konstituon Komisionin e Ankesave
16.01.2019 | 11:23
Agjencia Kosovare për Akreditim, më saktësisht Këshilli i Cilësisë, ka zgjedhur komisionin e ankesave që do të trajtojë ankesat e institucioneve të arsimit të lartë ndaj vendimeve të Këshillit.
 
Komisioni i Ankesave është kompletuar dhe ka zgjedhur kryetaren në mbledhjen e parë të mbajtur dje.

Me shumicë votash të anëtarëve, Komisioni ka zgjedhur për kryetare të këtij mekanizmi, Prof.Dr. Shykrane Gërmizaj.

Komisioni i Ankesave, së shpejti do të fillojë punën e tij, në trajtimin e ankesave të dërguara nga IAL-të.

Agjencia Kosovare e Akreditimit që është përgjegjëse për sigurimin e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë dhe akreditimin apo mosakreditimin e tyre.