Komisioni për Zhvillim diskuton për monopolin në fushën e homologimit të veturave
Komisioni për Zhvillim diskuton për monopolin në fushën e homologimit të veturave
19.06.2019 | 08:24

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në Kuvendin e Kosovës, sot diskuton për monopolin në fushën e homologimit të veturave.

“Diskutim lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave/barriera jo tarifore për importin e veturave të reja që kanë origjinën nga BE; E ftuar: Ambasadorja Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.