Kryeministri: Nëse jo pas tre muajsh, vizat hiqen gjithqysh më 2018
Kryeministri: Nëse jo pas tre muajsh, vizat hiqen gjithqysh më 2018
16.12.2017 | 13:42
Kryeministri Ramush Haradinaj e ka të qartë se liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë vitit 2018. Ka thënë se opsion mbetet edhe muaji mars. Këto komente, Shefi i Qeverisë i ka dhënë në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express.
Ramush Haradinaj i ka dhënë afat vetes që brenda 12 muajve të ardhshëm t’ua mundësojë lëvizjen pa viza për kosovarët.

“Shiqoni, mua më thanë a mund të bëhet në muajin mars: unë thash edhe mundet, tash keni parasysh nëse e besoni, merrni totalin e qeverisë, pra, është saktë e fokusume që me ndodh liberalizimi. Ne çdo veprim që e bëjmë ka të bëjë edhe me këtë çështje”, ka thënë Kryeministri Haradinaj në një intervistë për Gazetën Express, e cila e plotë publikohet gjatë ditës.

Haradinaj ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë për shkak të ‘punëve të mëdha’ që po bën Qeveria aktuale.
 

“Kjo gjallëri e brendshme është një argument që duhet me ndodh liberalizimi, edhe nëse ka shpërputhje për një kriter të caktuar sepse ky është një kriter i shtuar dhe jo standard pra demarkacioni prapë se prapë Kosova po ec ne proceset e veta. Gjithqysh do të ndodhë më 2018, por jo larg unë besoj se nuk jemi larg, s’po du me dhëne date sepse datën e jep BE, besoj që nuk jemi larg”, ka shtuar ai.