Ky është 14-vjeçari që u rrah për vdekje nga babai në Kamenicë
Ky është 14-vjeçari që u rrah për vdekje nga babai në Kamenicë
24.05.2018 | 16:47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamenicë.

Një fëmijë 14 vjeç ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar në Kamenicë, pasi i njëjti dyshohet se është rrahur nga prindi me shkop druri deri për vdekje.

Viktima është L. Bernjashi, i cili është rrahur për vdekje nga babai i tij Ganiu.

Në anën tjetër, Gazetametro, raporton se sipas hetimeve të para dyshohet se motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marrë të hollat dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e prindit të tij.

Siç thotë Policia, i dyshuari e kishte mbajtur viktimën në dhomën e njëjtë deri rreth orës 24:00 dhe pasi që i ishte keqësuar gjendja shëndetësore, i dyshuari kishte vendosur ta dërgojë te mjeku me ndihmën e familjarëve të tij, mirëpo kur është dërguar në QKMF-Kamenicë, rreth orës 00:40, ka qenë tepër vonë dhe mjeku kujdestar ka mundur ta konstatojë se fëmija është pa shenja jete.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekoligjor në Prishtinë, ndërsa ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, rasti është i klasifikuar si “Vrasje e rëndë”. Rasti është duke u hetuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë së Kosovës.