Mblidhen pesë komisione parlamentare, raportojnë edhe dy ministra
Mblidhen pesë komisione parlamentare, raportojnë edhe dy ministra
16.04.2019 | 09:01

Pesë komisione parlamentare sot kanë paralajmëruar mbledhjet e tyre, ndërsa në dy prej tyre janë ftuar edhe ministra për të raportuar.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në mbledhjen që nis ora 10:00.

Ndërsa, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha raporton para Komisionit për Integrime Evropiane në ora 11:00.Po ashtu, sot në pra 11:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal që do të shqyrtojë raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2018.

Ndërsa, në ora 13:00 është paralajmëruar mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ku do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për të Drejtën Ndërkombëtare Private dhe atij për Mbrojtjen e Fëmijës.

Në ora 13:00 pritet të mbahet edhe mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsioni ku do të bëhet shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsion për vitin 2018 dhe shqyrtimi i Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupsionit 2019-2023 dhe Planit të Veprimit.

Gjithashtu, në këtë komision do të bëhet shqyrtimi në parim Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256 si dhe shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.06/L-084 për Mbrojtjen e Fëmijës.

Komisioni për Legjislacion do të shqyrtojë edhe shkresën e dërguar nga Avdi Presheva për emërtimin e Fakultetit të Edukimit në Fakulteti i Mësuesisë