Ministri serb: Kemi indikacione kush e vrau Ivanoviqin, Radojçiq atë ditë s'ishte në Kosovë
Ministri serb: Kemi indikacione kush e vrau Ivanoviqin, Radojçiq atë ditë s'ishte në Kosovë
16.01.2019 | 11:18
Ministri serb i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se shteti serb ka indikacione rreth personit i cili dyshohet se e ka vrarë Oliver Ivanoviqin një vit më parë.
 
Ai është kujdesuar që ta marrë në mbrojtje njërin prej të dyshuarve për vrasjen, Milan Radojcicin, duke thënë se në dëshminë e tij para autoriteteve serbe ka treguar se ditën e vrasjes nuk ishte në Kosovë.

“Ne nuk do ta mbrojmë askënd. Nëse ai është fajtor, duhet të shkojë në burg për 1000 vjet”, ka thënë Stefanoviq, shkruan ‘Novosti’. 

Ai gjithashtu është kujdesur që të drejtojë drejt Prishtinës përgjegjësinë për vrasjen, duke thënë se me mos pranimin e tyre për të bashkëpunuar për gjetjen e dorasit kanë treguar se janë përgjegjës për rastin.

Oliver Ivanoviq u vra me 16 janar të vitit 2018, në hyrje të zyrës partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Autoritetet serbe ndërkohë kanë dërguar një raport drejt Kosovës me dëshmitë e personave që lidhen me vrasjen e Ivanoviqit.

Ndërkohë sot me rastin e një vjetorit të vrasjes së Ivanvoviqit, në Beograd do të organizohet një protestë masive.