Mospajtime për orët e humbura, SBAShK-u lëshon mbledhjen
Mospajtime për orët e humbura, SBAShK-u lëshon mbledhjen
15.04.2019 | 15:08

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka lëshuar sallën ku është mbajtur takimi 2-orësh në mes MASHT-it, SBASHK-ut dhe DKA-ve për të ardhur në një vendim final për kompensimin e orëve të humbura, por prapë rezultoi pa marrëveshje në mes palëve.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se pas debatit 2 orësh nuk është arritur një marrëveshje sepse Bytyqi kërkon që të zëvendësohen të gjitha orët e humbura, ndërsa SBASHK-u kërkon që të rritet koeficienti për kolegët e tij dhe atëherë zëvendësohet 1 javë.

Gjitha orët e humbura, sipas tij, janë të pamundura të zëvendësohen.

“Ministri kërkoi që gjitha orët e humbura të kompensohen gjë që nuk do ndodhë, nëse Parlamenti vendos për ngritje të koeficienteve të kolegëve tanë një javë do zëvendësohet, përndryshe jo”, tha Jasharaj.

Ai tha se SBAShK-u po pret vendimin e gjykatës i cili do të respektohet çfarëdo që të jetë.

“Jo pas këtij debati dhe një debati që nuk përkon me realitetin ne kemi qëndrime tona në mbrojtje të ligjit. Ligji nuk na obligon me mbajt mësim, ne po presim vendimin e gjykatës që cilido qoftë edhe nëse nuk na pëlqen neve ne do ta respektojmë. Le të përmirësohen koeficientet dhe ne do zëvendësojmë një javë, nëse nuk ndodh kështu nuk ka zëvendësim fare”, tha ai, raporton EO.