Për 24 orë janë ngritur shtatëdhjetepesë aktakuza
Për 24 orë janë ngritur shtatëdhjetepesë aktakuza
20.06.2019 | 09:21

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetepesë (75) aktakuza kundër tetëdhjetedy (82) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit prokurori i shtetit, ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të kërkesës për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare, nga Prokuroria Gjermane e Landit Saarland, bashkërisht, kanë kryer bastisje në disa qendra të quajtura “Call center” në qytetin e Prishtinës dhe të Ferizajt, me qëllim të zbulimit të fakteve dhe provave për vepra të mundshme penale. Me rastin e aksionit të bastisjes në qendrat “Call center” ka pasur sekuestrime të ndryshme. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një Aktvendim mbi zgjerimin e hetimeve kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet M.H., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi”.

Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për personin me inicialet D.Zh., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për personin me inicialet V.J., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për personin me inicialet A.R., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim trupor”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona për vepra të ndryshme penale.

Departamenti i Krimeve të Rënda ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një të pandehur, shtetas nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale”.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, është kryer bastisje disa lokacione në Pejë dhe në Klinë, nën dyshimin për veprën penale“Organizmi i skemave piramidale”. Me rastin e bastisjes, Prokuroria Themelore në Pejë ka sekuestruar përkohësisht disa kompjuter, aparate dhe disa tavolina.

Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër (5) persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Dhunë në familje”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Gjithashtu, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për veprat penale “Dhunë në familje”, “Vjedhje e shërbimeve”, “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:“Vjedhja e shërbimeve komunale”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”,”Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,”Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzet e katër (24) aktakuza kundër njëzet e pesë (25) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe ka sekuestruar përkohësisht njjë (1) kamion me mandarina, vlera e të cilave ende nuk dihet.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tetë (8) aktakuza ndaj tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, – Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre (3) persona për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja”nga neni 317 i KPRK-së.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Bastisje:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të kërkesës për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare, nga Prokuroria Gjermane e Landit Saarland, bashkarisht me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë kryer bastisje në disa qendra të quajtura “Call center” në qytetin e Prishtinës dhe të Ferizajt, me qëllim të zbulimit të fakteve dhe provave për vepra të mundshme penale.

Sekuestrimet e përkohshme:

Me rastin e bastisjes në qendrat “Call center” ka pasur sekuestrime të ndryshme si shënime kompjuterike, programe apo të dhëna të ndryshme që lidhen me rastin në fjalë, si dhe, vetura të llojeve të ndryshme. Po ashtu, ka ngrirje të xhirollogarive bankare të personave të ndryshëm.

Raste tjera me interes për publikun:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një Aktvendim mbi zgjerimin e hetimeve kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 sipas KPRK-së.

  1. Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet M.H., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për personin me inicialet D.Zh., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për personin me inicialet V.J., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për personin me inicialet inicialet A.R., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzet e dy (22) aktakuza kundër njëzet e gjashtë (26) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave psikotrope ”;

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”;

Pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Manipulimi me prova”.

  1. Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar për 48 orë i pandehuri me inicialet E.R., për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar sipas urdhërarrestit, se ka kryer veprën penale “Tentim vrasje” nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 të KPRK-së.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, është ndaluar për 48 orë i pandehuri me inicialet R.F., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 4, nënparagrafi 4.7 lidhur me paragrafin 1, sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit me inicialet K.Ll., (shtetas i Republikës së Shqipërisë) për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 i KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”(Dhunë në familje);

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

  1. Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Një (1) person është ndaluar prej katërdhjetë e tetë orësh (48) orësh për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale” nga neni 294 të KPRK-së.

Bastisje:

Janë bastisur tri (3) lokacione dhe atë një (1) në Pejë dhe dy (2) në Klinë për vepër penale “Organizimi i skemave piramidale” nga neni 294 të KPRK-së.

Sekuestrimet:

Me rastin e bastisjes, Prokuroria Themelore në Pejë ka sekuestruar përkohësisht disa kompjuter, aparate dhe disa tavolina, për vepërën penale “Organizimi i skemave piramidale” nga neni 294 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale:

Një (1) aktakuzë kundër M.K. për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër A.S. për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor” ;

Një (1) aktakuzë kundër A.B. për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor” ;

Një (1) aktakuzë kundër A.I. për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor” ;

Një (1) aktakuzë kundër I.D. për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor” .

  1. Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan – Departamenti Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Një person është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ndërsa personi tjetër është ndaluar, për shkak të veprave penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Kanosje’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan – Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale:

Tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve’’

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Sulmi’’

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.

  1. Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur tre (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për shkak të veprave penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, “posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për shkak të veprave penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ” Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”;

Një(1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

7.Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Me këtë rast, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka sekuestruar përkohësisht:

– Një (1) kamion me mandarina, vlera e të cilave ende nuk dihet.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzet e katër (24) aktakuza kundër njëzet e pesë (25)personave, për këto vepra penale:

Nëntë (9) aktakuza për nëntë (9) persona për veprën penale “Vjedhje e sherbimeve komunale”;

Tetë (8) aktakuza për nëntë (9) persona për veprën penale”Lëndim i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë për një (1) person për veprën penale “Sulmi”;

Tri (3) aktakuza për tre (3) persona për veprën penale “Vjedhje”;

Një (1) aktakuzë për një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë për një (1) prson për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare”;

Një (1) aktakuzë për një (1) person për veprën penale “Kanosje”.

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka ndaluar tre (3) persona të pandehur me inicialet R.Sh., V.L., dhe A.N., për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të “Grabitjes” nga neni 317 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëvë të fundit ka ngritur tetë (8) aktakuza ndaj tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale

Në Departamentin e Krimeve të Rënda është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi me inicialet Xh.L., për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur shtatë (7) aktakuza ndaj shtatë (7) personave për vepran të ndryshme penale

Katër (4) aktakuza për katër (4) persona për veprën penale “Vjedhja e pyllit”

Një (1) aktakuzë për një (1) person për veprën penale“Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge “

Një (1) aktakuzë për një (1) person për veprën penale “Trajnimi për terrorizëm”;

Një (1) aktakuzë për një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe

Një (1) aktakuzë për një (1) person për veprën penale “Vjedhja e pyllit”