Përurohet busti i Albrightit në Prishtinë
Përurohet busti i Albrightit në Prishtinë
12.06.2019 | 17:34

Përurohet në Prishtinë busti i ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, 

Në Prishtinë, afër monumentit të Newborn-it, për nder të 20-vjetorit të çlirimit, po bëhet përurimi i bustit të Albright, e cila mbante pozitën si sekretare në kohën kur u dha urdhri për bombardimin e Serbisë.

Albright, bashkë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, po qëndrojnë në Prishtinë, dhe së bashku kanë ecur nëpër sheshet e Prishtinës.