Pamje luftë: Të rraskapitur, ushtarët e UÇK-së kthehen nëpër shtëpitë e tyre
Pamje luftë: Të rraskapitur, ushtarët e UÇK-së kthehen nëpër shtëpitë e tyre
12.06.2019 | 13:19

Të lodhur por në fytyrat e tyre shihej gëzimi i fitores edhe pse në shtëpitë ku po ktheheshin ato tashmë ishin shkatërruar.

Këto pamje janë kapur menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Në video shihet një numër i madh i ushtarëve të UÇK’së, duke dal nga malet ku ishin zhvilluar beteja të ashpra me forcat serbe, ata po ktheheshin në shtëpi pasi lufta kishte mbaruar.

Disa prej tyre me lëndime e të tjerë edhe me gjymtyrë të humbura.