Porosia emocionuese e Clintonit për kosovarët
Porosia emocionuese e Clintonit për kosovarët
12.06.2019 | 17:39

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, e ka parë për së afërmi shtatoren e ndërtuar në nder të tij para shumë viteve. Ai para të pranishmëve është shprehur se ndihet i nderuar që një shesh në Prishtinë e mban emrin e tij. Clinton ka porositur kosovarët që të vazhdojnë të jenë njerëz të mirë.

“Kjo është një dhuratë shumë e çmueshme për mua. Faleminderit për pllakën që e keni vendosur këtu, sepse unë dëshiroj që çdo qytetar i Kosovës ta shohë. Jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, por për atë që kam bërë për të gjithë Evropën”, është shprehur ish-presidenti i Amerikës.

“Po jetojmë në kohën e mundësive të mëdha. Por mund ta shfrytëzojmë këtë rast nëse njerëzit janë të lirë gjithandej që ta ndërtojnë jetën e tyre në çdo të mirë që munden”, ka deklaruar tutje Clinton.

Ai me shaka ka treguar edhe për momentin kur gruaja e tij, Hilary Clinton, i kishte treguar tij shtatoren e vendosur në Prishtinë.

“Kur gruaja ime ishte sekretare shtetit dhe erdhi në Kosovë. ajo po tallej me mua, sepse unë kisha një shtatore kaq të madhe. Unë vij nga një vend i vogël me një kulturë rurale, ku njerëzit nuk kanë dëshirë të mendojnë që janë të rëndësishëm. Dhe kur ka ardhur këtu zonja Clinton ajo bëri një fotografi përballë shtatores”, ka thënë tutje Clinton.