Pse dështoi votimi i Drejtorit të RTK-së?
Pse dështoi votimi i Drejtorit të RTK-së?
16.04.2019 | 09:03

Dështimi i votimit të Drejtori i RTK’së ndodhi për shkak të presionit për të votuat me vota

të hapura. Burime të Express kanë treguar se vetëm Kryetarja e Bordit ka qenë pro votimit të hapura kurse shumica e anëtarëve kanë kërkuar që procesi të jetë i mbyllur.

Për t’u votuar Drejtori duhet të jenë shtatë votat pro derisa tre anëtarë të Bordit po refuzojë të votojë.

Kjo është hera e dytë që është provuar të votohet. Nëse edhe herën e tretë dështon atëherë përsëritet konkursi.

PDK është duke bërë që të votohet për Drejtor Ngadhnjim Kastrati.

Burime të Express kanë treguar se AAK dhe PDK janë pajtuar që Kastrati të bëhet Drejtor i Pergjithshëm e Festim Kabashi të emërohet në pozitën e Drejtorit të RTK’së.

Burime brenda menaxhmentit kanë thënë se kanë nisur përçarjet pasi drejtorin e Radio Kosovës nuk e kishin ftuar fare në intervistën me gojë.

Të hënën, për Gazetën Express, kryetarja e bordit të RTK-së, Afërdita Maliqi kishte thënë se në mbledhjen që e kanë pasur sot e kanë bërë vetëm listën përfundimtare të personave që kanë marrë më së shumti pikë e kanë shkuar në listën finale për votim.

“Nuk është votu, ende nuk kemi marrë vendim, kur të merret vendim bëhet publike. Nuk ka pas me u votu sot, kur te marrim vendim e bëjmë publike. Sot e kemi bë listën përfundimtare, listën e personave që kanë marrë më së shumti pikë sipas udhëzimit administrativ”, kishte thënë Maliqi.

Përderisa nga bordi nuk kanë pranuar që të flasin për emra, Express mëson se në listën përfundimtare kanë shkuar dy njerëz të afërm me pushtetin.

Bëhet fjalë për Ngadhjim Kastratin, që është i afërt me PDK-në, e Kadri Veselit, si dhe Festim Kabashi i afërt me AAK-në e Ramush Haradinaj.

Maliqi ka bërë të ditur se sipas udhëzimit administrativ sot është bërë edhe lista finale e personave që kanë marrë më së shumti pikë në tekstin me shkrim dhe me gojë.

“Sipas udhëzimit adminisrativ me bë listën finale të personave që kanë marrë mas shumti pikë në testin me shkrim dhe me gojë. 7 persona kanë qenë total, 2 kanë shku me pikë më të mëdha në listën finale që kanë më hi në votim”, thotë ajo.

Ndërkohë edhe javën e kaluar ishte bërë intervistimi i personave që synojnë postin e të parit në RTK.

Në garë për drejtorin e RTK-së ishin Ngadhnjim Kastrati, Nexhmedin Spahiu, Menduh Abazi, Lorik Arifaj, Ragip Luta, Festim Kabashi e Azem Bujupi.

Pas skadimit të mandatit të Mentor Shalës, ushtrues detyre është Mufail Limani.

Bordi aktual që do të zgjedhë drejtorin e ri të RTK-së, përbëhet nga Afërdita Maliqi, kryetare e bordit, Elif Tokmak, nënkryetare, Naile Demiri, anëtare, Marijana Adamović-Šimić, anëtare, Agron Gashi, anëtar, Lirim Geci, anëtar dhe Sali Bashota, anëtar.