Rritja e mëditjeve të deputetëve mund të shkojë në Kushtetuese
Rritja e mëditjeve të deputetëve mund të shkojë në Kushtetuese
11.01.2017 | 21:10
Rritja e mëditjeve për deputetët e Kuvendit të Kosovës ka gjasë të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.
 
Instituti Demokratik i Kosovës ka paralajmëruar se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të kundërshtuar këtë rritje, ashtu sikurse kanë bërë për pensionet suplementare, të cilën e pati shpallur kundërkushtetuese organi më i lartë kushtetues në vend, raporton KTV.

Albert Krasniqi thotë se pagat e deputetëve në Kosovë janë pesëfish më të mëdha se paga mesatare.

Derisa llogaria bankare e deputetëve pritet të mbushet me rritjen e mëditjeve, performanca e tyre për vitin që lamë pas vlerësohet të jetë më e dobëta që prej ekzistimit të Kuvendit të Kosovës.

Nga 141 ligje, sa do të duhej të miratonte Kuvendi në 2016-ën, janë miratuar vetëm 53 prej tyre, apo 36 për qind e planit vjetor.

Sipas KDI-së, Kuvendi është ballafaquar me mungesë kuorumi dhe është treguar i paaftë për të trajtuar tema të rëndësishme për vendin.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetuer adipiscing elit. Aenean commodo ligula eget dolor. Aenean massa.Cum sociis natoque penatibus et magnis dis parturient montes, nascetur ridiculus mus. Donec