Shkurte Fejza “e kall” atmosferën me “Xhamadanin” në Tetovë
Shkurte Fejza “e kall” atmosferën me “Xhamadanin” në Tetovë
19.04.2019 | 20:59

Këngëtarja Shkurte Fejza ka kallur mbrëmë atmosferën në një tubim madhështor të kandidatit për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka

Shkurte Fejza e ka bërë mbrëmë në Tetovë atë që di ta bëj më së miri.

Këngëtarja kosovare, mori pjesë në tubimin madhështor të kandidatit për president të Maqedonisë së Veriut, shqiptarit të vetëm që i hyri kësaj gare, Blerim Rekës. 

E në këtë tubim ishin të pranishëm shumica e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, të cilëve ju printe Albin Kurti, por kryefjala mbeti Shkurte Fejza e cila bëri atë që di ta bëj më së miri, pra t’i ndez të pranishmit në sallë.

E kush më mirë këtë s’do ta bënte kënga “Xhamadani Vija Vija”.

Këngëtarja krej në fund apeloi tek të gjithë shqiptarët që ta votojnë Blerim Rekën për president të Maqedonisë.