Shpend Ahmeti thotë se Ministria e Integrimeve po i bllokon mjetet për sallën koncertale
Shpend Ahmeti thotë se Ministria e Integrimeve po i bllokon mjetet për sallën koncertale
11.07.2019 | 17:37

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas lajmit se Ministria e Integrimeve Evropiane i ka dërguar letër direkte BE-së për të ridestinuar mjetet për sallën koncertale në Prishtinë.

Ahmeti thotë se kanë kontaktuar me Kryeministrinë dhe se ata i kanë thënë se nuk janë në dijeni për veprimin e ministres.

Ndërsa, në BE thonë se është hera e parë që letra është dërguar direkt në Bruksel e jo përmes zyrës së BE-së në Prishtinë.

“Meqenëse tani edhe e kemi marr letrën jozyrtarisht nga Brukseli, kjo nuk mund të jetë asgjë tjetër pos tentim bllokim për arsye politike. Zyra e BE na ka informuar se nuk do të heqin dorë edhe pse pas kërkesës së qeverisë duhet të diskutohet salla në IPA fondet 2019”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

Ai, po ashtu, premton se salla do të ndërtohet në këtë mandat.