Tahiri: Askush s’mund ta zbehë tragjedinë e grave të dhunuara gjatë luftës
Tahiri: Askush s’mund ta zbehë tragjedinë e grave të dhunuara gjatë luftës
19.05.2019 | 03:28

Ish-Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se pavarësisht se drejtësia po vonohet një ditë do të dalin kriminelët serbë para drejtësisë që kanë dhunuar gratë shqiptare gjatë luftës në Kosovë.

Ajo ka thënë se ka dërguar edhe peticion në OKB për të kërkuar drejtësi për gratë e dhunuara.

Përmes peticionit gjihëpopullor në vitin 2014, qytetarët e Kosovës u bënë zëri më i fuqishëm për mbrojtjen dhe drejtësinë ndërkombëtare për gratë tona shqiptare të dhunuara gjatë luftës gjenocidale serbe kundër Kosovës”, ka shkruar Tahiri, në një reagim në Fb.

Këto reagime i ka bërë dy ditë pas debatit që nxiti një fotografi e publikuar nga deputetja e PDK’së, Flora Brovina, në të cilën shiheshin disa ushtarë duke dhunuar një vajzë gjatë luftës. Por, e njëjta fotografi doli se është e filmave për të rritur e jo e kohës së luftës në Kosovë.

Sidoqoftë, Edita Tahiri ka shkruar Gjykata Ndërkombëtare për Krimet Serbe në Kosovë do të ndihmonte në zbardhjen dhe dënimin e kriminelëve.

“Kete peticion e dorezova une si Kryetare e Bordit te Grave per Peticionin ne OKB ne mars te ketij viti. Drejtesia nderkombetare duhet te flas per grate tona viktima te luftes. Drejtesia duhet te vehet ne vend per tua kthyer dinjitetin grave tona, kriminelet duhet dhe do te denohen. Drejtesia vonohet por vjen nje dite, ashtu sikurse ka ardhur edhe per grate tjera ne lufterat tjera ne bote. Kjo tragjedi eshte nje dhembje e madhe kombetare dhe nje e vertete e hidhur te cilen nuk mund ta zbeh askush. Do te punojme te gjithe se bashku qe drejtesia nderkombetare te vehet ne vend. Nje Gjykate nderkombetare per krimet gjenocidale te dhunimit te grave shqiptare nga forcat serbe gjate luftes ne Kosove 1998-1999, i jep drejtesi kesaj tragjedie. Peticioni jone i dorezuar ne OKB kerkon nga OKB te pergatise raport zyrtar per kete ceshtje, per 20000 gra te dhunuara ne luften e Kosoves, si dhe krijimin e mekanizmit nderkombetar per ti sjelle kriminelet e luftes para drejtësisë”, ka shkruar Tahiri.