Thaçi i demanton mediat serbe për pushimet në Bodrum, publikon 4 fotografi në bjeshkë
Thaçi i demanton mediat serbe për pushimet në Bodrum, publikon 4 fotografi në bjeshkë
09.08.2019 | 16:10

Pas lajmit nga mediat serbe se presidenti Thaçi është duke i kaluar pushimet në Bodrum të Turqisë në një pallat luksoz, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit përmes disa fotografive.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar përmes rrjetit social Facebook disa fotografi në Prevallë.

Thaçi shfaqet me veshje sportive në Bjeshkët e Sharrit.

“Vapën e ditës së sotme, më së miri e mund vreskia e Prevallës dhe e bjeshkëve të Sharrit”, ka shkruar Thaçi.

Mediat serbe kanë shkruar se Hashim Thaçi ka vendosur të pushojë në një prej hoteleve më luksoze në Bodrum të Turqisë ku nata më së paku kushton 5.600 euro.