Vetëvendosje tregon se si të adresohen krimet serbe në Kosovë
Vetëvendosje tregon se si të adresohen krimet serbe në Kosovë
19.05.2019 | 03:26

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media, ku shpalosi idenë rreth dënimit të personave që kryen krime lufte.

Deputeti Sami Kurteshi, i cili udhëhoqi këtë konferencë tregoi se çka do bëjë VV nëse vjen në pushtet rreth krimeve të luftës si dhe tregoi se çfarë ka bërë Lëvizja deri tani në këtë aspekt.

“Qysh në vitin 2010 Vetëvendosje ka dërguar dëshmi nëpër komuna me lista të njerëzve që kanë kryer krime, i kemi ridorëzu përsëri më 2011. Vetëvendosja është pengu në forma të ndryshme nga mazhoranca, pra nga shumica. Rezolutën e Vetëvendosjes me çështjen e krimeve të luftës e kemi dërguar në gusht të vitit 2015”.

Kurteshi deklaroi se Vetëvendosje vazhdimisht është marrë me krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë, si dhe tregoi çfarë do bëjë Lëvizja kur të vije në pushtet.

“E para është themelimi me Ligjit dhe i financuar në mënyrë adekuate i një Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës i cili do të ketë financim të ndarë nga Kuvendi dhe do te ketë njerëz kompetent. Duhet të krijohet komision parlamentar i përhershëm që do të merrej me krimet e luftës, do të ishte hallkë lidhëse mes qeverise dhe institutit”.

“Do të krijohet një dhomë e veçantë e përhershme në prokurori për krimet e gjenocidit, me numër të mjaftueshëm të prokurorëve, dhomë e veçantë gjyqësore brenda gjyqësorit në Kosovë. Brenda Policisë së Kosovës duhet të jetë një njësit për krimet e luftës që do të merrej me ndjekjen e atyre që kanë kryer krime të luftës dhe sjellje e tyre para drejtësisë. LVV do të bëjë një legjislacion të veçantë për mbrojtjen e identitetit dhe të dhënave të viktimave”, deklaroi Kurteshi

“Duhet krijuar një degë e veçantë brenda UP për edukimin dhe specializimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve që do të merren me gjenocidin”, shtoi ai.

Sipas Kurteshit, të gjitha këto janë të munduar pa ndihmën e të tjerëve vetëm se duhet vullnet politik nga institucionet brenda Kuvendit.