“Nga puna të marrin e heqin pronarët, jo komentatorët e ndeshjeve” Plas sherri mes Shakohoxhës e Ilda Bejlerit
“Nga puna të marrin e heqin pronarët, jo komentatorët e ndeshjeve” Plas sherri mes Shakohoxhës e Ilda Bejlerit
07.08.2019 | 04:42

Sherri mes Ilda Bejlerit dhe Dritan Shakohoxhës tashmë është i konfirmuar, kjo nisur nga deklaratat që kanë bërë lidhur me largimin e moderatores pas 11 viteve në “Digitalb”.

“Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë unë, por unë jam trajner përveçse brigadier dhe në periudhën e verës e rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe ata që kanë ikur, kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër. Për femrat është pak më e lirshme, jo detyrimisht do ta bëjnë këtë karrierë në sport. Mund të shkojnë të bëjnë dhe një program tjetër. Unë e kam marrë në fillim në televizion Ildën, bashkë me djemtë e stafit dhe ne vendosëm që ajo të shihte dhe opsione të tjera, në një kanal tjetër. Ka bërë karrierë shumë të mirë te ne, do bëjë karrierë shumë të mirë në një vend tjetër. E përjetoi me emocion largimin nga Digitalb por ne kemi qenë ata që i kemi dhënë mundësinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste”, tha Shakohoxha në “Pushime on Top”.

Por i menjëherëshëm nga qenë reagimi i Ilda Bejlerit, një reagim shumë i ashpër dhe mbi të gjitha fyes.

“Nga puna të marrin dhe të heqin pronarët, jo komentatorët e ndeshjeve”, shkruan Ilda në një postim në story./report tv