Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka bëjnë lëvizjen e papritur, do jenë në tjetër televizion
Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka bëjnë lëvizjen e papritur, do jenë në tjetër televizion
10.06.2019 | 04:31

Alketa Vejsiu dhe regjisorja Vera Graboçka pak ditë më parë mbyllën sezonin e dytë të emisionit ‘Në kurthin e Piter Pan’ dhe siç duket nuk kanë ndërmend të pushojnë. Pasi u mësua se dyshja në shtator do të sjell edicionin e 6 të spektaklit ‘Dance with me’ së fundmi është bërë e ditur se ato po punojnë dhe për Festivain e 58-të të Këngës në RTSH.

Burime për ‘Panorama Plus’ kanë treguar se Alketa dhe Vera kanë nënshkruar kontratë me RTSH dhe do të marrin përsipër realizimin e spektaklit të fundvitit, ku dhe do të zgjidhet ftuesi që do të na përfaqësojë në Eurovizion.

Vera do të jetë regjisore, ndërsa Alketa moderatorja e këtij viti. Dy emrat e njohur shumë shpejt do të nisin punën për organizimin e tri netëve finale në “Pallatin e Kongreseve” që, sipas traditës, mbahet në dhjetor.