Bes Kallaku i futet politikës, tregon sloganin e partisë
Bes Kallaku i futet politikës, tregon sloganin e partisë
12.06.2019 | 05:21

Aktori i humorit Bes Kallaku ka zbuluar detaje për projektin e tij më të ri. U tha pak më parë se ai do të publikojë një film. Në postimet e fundit në Instagram Besi ka treguar më tepër nga ajo që është duke përgatitur për fansat.

Aktori ka publikuar një poster ku shfaqet një foto e tij dhe ku shkruhet: “Voto Partinë Para Albania. Stop vjedhjes ër ejjj.”, ndërsa në përshkrim të fotos ka zbuluar se ka 2 vjet që po punon për këtë film.

“Vjen së shpejti. Një projekt që ka mbi dy vite me të cilin po punoj. Filmi: Falco. Zoti ju rujt ër ejj” shkruar ai. Teksa nga posteri i filmit kuptohet se historia do të flas për një politikan që siç duket do të luhet nga vetë Besi.

‘Jam e bindur ne suksesin dhe finalizimin e cdo projekti tendin, aq me teper ketij ne te cilin kam qene deshmitare e cdo dite pune tenden. Mbare shpirt, me Zotin ne krah.’ ka shkruar më pas Xhensila Myrtezaj në një ripostim të bashkëshortit të saj.