Cricket dhe Numen sjellin remiksin e këngës ‘Më fal’ pas suksesit të ‘Kthema Kohën’
Cricket dhe Numen sjellin remiksin e këngës ‘Më fal’ pas suksesit të ‘Kthema Kohën’
10.07.2019 | 04:50

Cricket dhe Numen kanë punuar sërish bashkë për një tjetër remix të një hiti shqip.

Këtë herë dyshja kanë zgjedhur të përpunojnë këngën e grupit ‘Elita 5’, baladën ‘Më fal’, këngë kjo shumë e dashur për publikun shqipar.

Reagimet e para pas publikimit të remix-it kanë qenë shumë të mira, pasi kënga menjëherë ka filluar të shpërndahet dhe të komentohet për të mirë në rrjetet sociale, 

Ky remix vjen pas suksesit të remix-it të kaluar, atë të këngës ‘Ende e dua’ të këngëtares Shyhrete Behluli, i cili ka ardhë me titullin ‘Kthema kohën’ dhe për një kohë shumë të shkurtër ka arritur të bëhet ndër këngët që po dëgjohej gjithandej e që në Youtube ka marrë 12 milionë klikime.