Dafina, e dobët por e bukur në fotot e fundit
Dafina, e dobët por e bukur në fotot e fundit
04.04.2019 | 03:38

Dafina Zeqiri është duke vazhduar me postimet e saj në rrjetet sociale, të fotove të ndryshme provokative

Këngëtarja kosovare ka postuar sot disa foto në Instagram ku ka treguar asetet e saj seksi në veshje sportive.

Ajo duket bukur por çka vërehet është se këngëtarja ka humbur shumë në peshë, 

Megjithatë, Dafina duket seksi edhe si e tillë derisa këngëtarja po vazhdon aktivitetet e saj me koncerte sidomos gjatë këtij viti.

Dafina përndryshe ka kohë që është mbyllur edhe për jetën e saj private dhe nuk dihet se a është ende në lidhje me domenikanin Jose Rodrigues.