Elvana Gjata “ringjallet” në rrjetet sociale me një post të para 6 viteve: Njësoj mendoj dhe sot
Elvana Gjata “ringjallet” në rrjetet sociale me një post të para 6 viteve: Njësoj mendoj dhe sot
08.08.2019 | 05:35

Pas u largua nga rrjetet sociale dhe nga muzika për disa muaj, Elvana Gjata u kthye më e fortë se kurrë. Ajo solli projekte dhe bashkëpunime pafund, që sigurisht rezultuan shumë të suksesshme. Në të njëjtën kohë e pamë për herë të parë si aktore në filmin ‘2 gisht mjaltë’.

Për këtë arsye, Elvana ka qenë e zënë me koncerte dhe takime me fansat në vende të ndryshme të botës, mirëpo duket se pavarësisht kësaj ajo nuk e lë pas dore familjen. Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka publikuar në ‘Instastory’ një status që ajo e kishte shkruar në vitin 2013, dedikuar familjes së saj.

“Sapo shkova në shtëpi vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t’i puth e përqafoj, duke falenderuar zotin që i kam në jetë. Bekime, mirënjohje dhe përulje atyre që na dhanë jetë”, është shprehur Elvana dhe krahas këtij statusi shkruan: “Si në 2013…dhe sot në 2019…njësoj dhe përgjithmonë kështu do jetë”.

Elvana ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me të gjithë familjarët e saj dhe këtë nuk heziton asnjëherë ta shprehë publikisht./revistaëho.com