Eni Çobani ndan me ndjekësit këshillën që i dha babai para se të ndërronte jetë
Eni Çobani ndan me ndjekësit këshillën që i dha babai para se të ndërronte jetë
12.06.2019 | 05:20

Juristja e njohur Eni Çobani ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale këshillën që i ka dhënë babai i saj i ndjerë.

Krahas një fotoje të sajën në Instagram, Çobani shkruan se babai i kishte kërkuar që të kujtonte gjithmonë se ishte vajza e tij.

‘Kur babai im i shtrenjtë më iku nga jeta po kurrë nga zemra, mendja dhe shpirti më la një pasuri të madhe personalitetin e madh të tij, emrin e padiskutueshëm si një profesionist i madh dhe një këshillë që s’duhet ta harroj kurrë. Më tha: ‘Mos harro kurrë që je vajza ime’. Prandaj miqtë e mi në çdo hap më del përpara figura e babait tim‘, shkruan Eni.