Pse nuk e ftoi Remzie Osmani Danin në dasmën e djalit?
Pse nuk e ftoi Remzie Osmani Danin në dasmën e djalit?
15.04.2019 | 06:11

Njëra ndër dasmat që ka bërë bujë kohëve të fundit në vendin tonë ishte dasma e djalit të këngëtares së mirënjohur, Remzie Osmanit.

Dasma e madhe e Hamzës, ka mbledhur emra të njohur nga fusha e artit dhe të fushave tjera.

Për dallim nga shumë emra publik që ishin të pranishëm në dasmën e djalit të Remzies, në këtë dasmë ka munguar këngëtari i mirënjohur, Ramadan Krasniqi-Dani.

Këtë e bëri të ditur vetë këngëtari për televizonin 21.

Dani tha që kjo nuk është për tu çuditur dhe nuk ia zë për të madhe, sepse sipas tij, është e pamundur që të harrohet dikush, ose nuk ka mundësi që t’i thërras të gjithë.

Ramadan Krasniqi-Dani më tutje tregoi që djalin do ta fejojë sot një javë, derisa foli edhe për dasmën e djalit të tij, me ç’rast tha që Remzie Osmanin do ta thërras të parën.