Publikohet fotoja e parë e Diellzës me të bijën
Publikohet fotoja e parë e Diellzës me të bijën
29.04.2019 | 05:11

Diellza Kolgeci dhe partneri i saj Fisnik Rugova u bënë prindër për herë të parë.

Diellza solli në jetë një vajzë të shëndetshme dhe megjithëse çifti nuk ka reaguar për të dhënë detaje për publikun, mediat kanë zbuluar më shumë për vogëlushen duke filluar nga emri e deri te fotoja e parë e saj me mami Diellzën.

Vajza është quajtur Helena, ndërsa RTV 21 publikoi foton e parë nga spitali të Diellzës që mban në dorë të voglën e saj.

Takimi i parë i nënës me fëmijën, një moment sa i ëmbël, aq edhe prekës.