Rihanna kritikon Trumpin se pse nuk iu referua si sulme terroriste ngjarjeve në Teksas dhe Ohio
Rihanna kritikon Trumpin se pse nuk iu referua si sulme terroriste ngjarjeve në Teksas dhe Ohio
06.08.2019 | 04:17
Dy sulme të një pas njëshme lanë të vdekur 30 persona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Teksas ndërruan jetë 20 persona ndërsa në Ohio 9 persona.

Presidenti i vendit, Donald Trump, në një shkrim në Twitter, ngjarjeve iu referua si vrasje masive.

“Gjuajtja që ndodhi sot në El Paso, Teksas, nuk ishte vetëm tragjike, ishte një akt qyqar. E di që qëndroj me të gjithë ata në këtë vend që e dënojnë aktin e urrejtjes. Nuk ka arsye që do ta justifikonte vrasjen e njerëzve të pafajshëm” shkroi ai.


Por këngëtarja e njohur, Rihana, iu përgjigj “Umm… Donald, e shqiptove “terrorizmin” gabim! Vendi yt pati dy sulme terroriste njëra pas tjetrës, për pak orë, duke lënë të vdekur gati 30 persona” shkroi ajo.

“Ky sulm, që vjen pak ditë pas sulmit terrorist në Kaliforni, terroristët ishin në gjendje që të merrnin armë në mënyrë legale në Las Vegas, e më pas të udhëtonin për disa orë duke lënë të vdekur edhe fëmijë” shtoi këngëtarja e njohur Rihanna.

Ajo shtoi se lutjet e saj janë për familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në këto sulme.

“Më vjen keq për humbjen tuaj! Askush nuk e meriton të vdes kështu! ASKUSH” përfundoi Rihanna.