Sa simpatike duket Rita në fotot e fundit
Sa simpatike duket Rita në fotot e fundit
19.04.2019 | 02:07

Rita Ora ka postuar disa fotografi të cilat i ka realizuar kohëve të fundit

Këngëtarja kosovare, e cila pos aktiviteteve të saj humanitare, ajo ka postuar disa foto ku duket tepër simpatike.

Ajo ka postuar dy foto në të cilat duket si një kukull barbi.

“Sapo përfundova fotosesionin për koncertin tim në ARENA në maj! Mezi pres që ju ta shikoni atë se si unë dhe skuadra kemi punuar shumë për të dhënë një shfaqje të mahnitshme”, ka shkruar Rita, e cila është në turneun e saj “Phoenix”.

Rita pasi kishte realizuar disa koncerte në Azi gjatë muajit mars dhe fillim të prillit ajo për tri ditë ka qëndruar edhe në Kosovë si ambasadore e UNICEF dhe ka vizituar një lagje të varfër të komunitetit romë në Ferizaj dhe një çerdhe fëmijësh në Prishtinë.