Ylli i Game of Thrones heq mjekrën pas 7 vjetëve
Ylli i Game of Thrones heq mjekrën pas 7 vjetëve
19.04.2019 | 02:01

Pamja e tij e jashtme i kishte mundësuar që të marrë rolin në Game of Thrones dhe në seritë e filmave të DC Comics, si dhe ka fituar zemrat e miliona fansave rreth botës.

Por Jason Momoa hutoi fansat e tij duke e hequr mjekrën e tij të gjatë.

Akti drastik ishte për një kauzë të mirë. Aktori 39 vjeçar shpërndau një video të tij duke u rruar në një shkretëtirë të mbushur me plastikë për të promovuar riciklimin

Video e shpërndarë në Youtube dhe media sociale tregon Jasonin që nxjerrë një brisk në mes të askundit, para se të i tregojë shokut të tij se hera e fundit që ishte rruar ishte në vitin 2012.

Teksa rruhet ai i thotë “tung” karaktereve të tij të famshme, që përfshinë Khal Drogo dhe Aquaman. Ai thotë që arsyeja për ndryshimin e tij është që të bëjë një ndryshim pozitiv për shëndetin në planet.

“Çka është më me rëndësi unë dua që vetëm të rrisë vetëdijen. Plastika po e vret planetin tonë.”, thotë ai.

Fansat kanë mbetur të befasuar nga ndryshimi drastik.