Erseka
Erseka
16.12.2016 | 04:17
Erseka është një qytet në Rrethin e Kolonjës me rreth 7.750 banorë. Qyteti ndodhet në juglindje të Shqipërisë në Pllajën e Kolonjës. Tipar dallues Mali i Gramozit (2523 m), që është i vendosur në lindje të tij.

Historia

Është krijuar rreth vitit 1768 me rreth 100 shtëpi (sipas Edit Durham) banorë te ardhur nga fshatrat përreth dhe të vendosur buzë rrugës që lidhte Korçën me Leskovikun.

Gjeografia

Erseka shtrihet në pjesën juglindore të Shqipërisë, bën pjesë si njësi fiziko-gjeografike në krahinën malore qendrore, pjesa Jugore. Erseka është kryeqendra e rrethit të Kolonjës. Gropa e Kolonjës shtrihet në këto koordinata gjeografike lindje 20o47`03`` perëndim 20o27`30`` veri 40o29`30`` jugor 40o05`00``. Ajo është pozicionuar në brendësi te Gropës së Kolonjës. Një gropë kjo me lartësi rreth 1100 m mbi nivelin e detit. Në lindje të saj ndodhet mali i Gramozit me një lartësi prej 2523 m mbi nivelin e detit. Në perëndim të saj ndodhet Mali i Radomit. Pragu i Qarrit e ndan këtë Gropë nga Fushëgropa e Korçës. Dhe në Jug të saj shtrihet Malësia e Gërmenjit. Kjo Gropë përshkohet nga një sërë përrenjsh të cilat përmblidhen në pellgun ujëmbledhës të Osumit, kemi përroin e Starjes, Taçit dhe një sërë të tjerë të vegjël me karaktere stinore të aktivitetit të tyre. Gropa e Kolonjës është njësia fiziko - gjeografike më e rëndësishme për këtë zonë. Në këtë zonë jeton pjesa më e madhe e popullsisë së këtij rrethi. Lumi i Osumit i kalon tërthor Gropës, në pjesën perëndimore të saj. Në këtë Gropë është vendosur dhe vendbanimi parahistorik i Ollmit të Qinamit i cili ndodhet në majë e një kodre në afërsi të fshatit Qinam si dhe shpella e Kamnikut. Mali Gramoz Shërben si kufi ndarës i kësaj zone nga territori i Greqisë. Rrëzë këtij mali janë vendosur një sërë fshatrash si Gjonçi, Taçi, Rehova, Starje, Kreshovë, Skorovot, Milec, Bezhanj.

Kultura

Erseka është një qytet me një traditë shume të madhe kulturore. Ndër vite ka pasur shumë kolonjare që kanë kontribuar në fusha të ndryshme. Ndër më të njohurit janë Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani, Sevasti Qiriazi, Parashqevi Qiriazi, Agim Qiriaqi, Dhori Qiriazi, Jani Vreto, Faik KONICA Sali Butka, Gani Butka, Mersin Prodani, dhe Zalo Prodani, Themistokli Germenji, Zylyftar Poda, Spiro Bellkameni, Hasan Zyko KAMBERI, Shahin KOLONJA, Naum Vangjel Cerja dhe këngëtari Xhemal Shaini. Televizioni lokal “Era TV” vazhdon Transmetimet e tij që nga viti 1999.

Demografia

Popullsia e Qytetit shkon në 5499 banorë sipas regjistrimit të vitit 2001 me një përbërje 2735 meshkuj dhe 2764 femra. Dendësia mesatare e Qytetit shkon 1833 b/km2. Ka një popullsi në rënie. Afro 65 % e popullsisë është me përkatësi fetare Myslimane rreth 33% Ortodokse dhe 2% Protestante. Migrimi dhe Emigrimi janë faktorët kryesorë gjithashtu dhe ulja e nivelit të lindjeve.

Ekonomia

Ka një ekonomi pak të zhvilluar ku dallojmë fabrikën e bukës, miellit, birrës(ALNED), qumështit (M6A) frigoriferit. Si dhe një sërë aktivitetesh te vogla me karakter artizanal të tipit privat. Gjithashtu funksionojnë dhe ndërmarrjet shtetërore si rruga Urra dhe ndërmarrja e shërbimeve pyjore. Ne Ersekë ka filialin e tij dhe Fondacioni AGRINAS.Tregti kryhet me qytetet kufitare Korçë, Leskovik, Përmet,me qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi, si dhe me zonat kufitare në kufi me Greqinë.
Shëngjini
Shëngjini
27.12.2016 | 02:36
Miloti
Miloti
27.12.2016 | 02:33
Rubiku
Rubiku
27.12.2016 | 02:25
Leskoviku
Leskoviku
27.12.2016 | 02:21
Konispoli
Konispoli
27.12.2016 | 02:16
Këlcyra
Këlcyra
27.12.2016 | 02:11
Krasta
Krasta
27.12.2016 | 02:05
Kërraba
Kërraba
27.12.2016 | 02:00
Fushë-Arrëza
Fushë-Arrëza
26.12.2016 | 16:31
Orikumi
Orikumi
26.12.2016 | 16:27