Fieri
Fieri
16.12.2016 | 03:58
Fieri është qytet bregdetar në Shqipërinë e jugut. Fieri ndodhet në jug të rrethit të Lushnjës, në perëndim të rrethit të Beratit, kufizohet gjithashtu në jug me Vlorën dhe në juglindje me rrethin e Mallakastrës, rreth i cili para ndarjeve të reja administrative të viteve `90 bënte pjesë gjithashtu në përbërjen e rrethit të Fierit. Rrethi i Fierit ka një sipërfaqe prej 787 km² dhe një popullsi e cila sipas përllogaritjeve të vitit 2006 i ka kaluar të 300.000 banorët. Sa i përket qytetit të Fierit popullsia e tij pas viteve `90 të shekullit të XX numëronte 40.000 banorë, kurse në ditët e sotme, si rezultat i dyndjes së popullsisë nga rrethi i Mallakastrës dhe nga rrethet veriore të vendit, vlerësohet që popullsia e qytetit të Fierit të ketë arritur në 75.000 banorë.

Historia

12 km larg qytetit të Fierit, ndodhen rrënojat e qytetit antik te Apolonisë. Qyteti u themelua në vitin 558 p.e.s ne një kodër pranë detit dhe afër grykëderdhjes se lumit Aoos ( Vjosa) nga kolone te ardhur nga Korinti e Korfuzi. Në lulëzimin e tij mendohet te këtë pasur një popullsi prej 50,000-60,000 banoresh. Për rëndësinë ekonomike dhe kulturore dhe për hapësirën e madhe te shtrirjes se tij, Ciceroni e ka quajtur “ qytet të madh dhe hijerënde “. Monumentet me te rëndësishme arkeologjike janë : muri rrethues, biblioteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine e shekullit te XIII. Kërkimet e para mbi thesarin historik te Apolonisë u bënë gjatë Luftës se Pare Botërore nga arkeologet austriake, qe zbuluan dhe eksploruan muret e mëdha qe rrethonin qytetin e dikurshëm. Zbulimet sistematike filluan ne vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey. Ata nxirren ne drite kompleksin e monumenteve te qendrës se qytetit. Zbulimet kanë vazhduar nga arkeologet shqiptare pas çlirimit. Qendra te tjera te popullimit parahistorik ne rrethin e Fierit kanë qenë edhe Stefanafana, Nemfeumis, kështjella Argyas, Kolkondasi, Cakrani, Margellici, Porteza , Petova etj.Regjistrimi I pare I popullsisë është ai I vitit 1923 ku Fieri ishte nënprefekturë nën varësinë e Beratit. Ne përbërjen e Fierit futeshin 2 krahina : rrethi Fier me 71 fshatra, 2193 shtëpi dhe 12.760 banorë , krahina e Semanit me 22 fshatra, 305 shtëpi dhe 1940 banorë. Vete qyteti I Fierit kishte 5 lagje dhe 1493 banorë. Gjatë fillimit te shekullit te XX-te deri ne vitet e Luftës se Dyte Botërore ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Aty u vendosen banorë te ardhur nga Labëria, Çamëria dhe Kosova si dhe grupe të ndryshme popullatash te ardhur nga Toskëria si nga Mallakastra, Berati, Gjirokastra etj. Ndërsa pas Luftës ne qytetin e Fierit u vendos një numër I madh çamesh te dëbuar nga Greqia.Ne vitin 1958 sipas ndarjes se re administrative rrethi kishte një sipërfaqe prej 1175 km2. ne te bënin pjesë 4 qytete si dhe 139 fshatra te grupuar dhe 21 te bashkuar. Me shndërrimin e rrethit ne qendrën ekonomike me te zhvilluar pas kryeqytetit, ndodhi një proces I zhvilluar urbanizimi. Për te plotësuar nevojat e industrisë dhe bujqësisë, filloi një lëvizje e madhe migratore drejt Fierit. Ne vitin 1965 qyteti I Fierit numëronte 20 000 banorë, kurse ne 1982 kishte 35 000 banorë. Ne vitin 1985, Fieri si rreth kishte një popullsi prej 226.200 banorë, dhe dendësi 192 b/km2. Popullsia qytetare arrinte shifrën 27.6 % ndërsa ajo fshatare 72.4 %. Rritja natyrore ishte 2.09 % Me fillimin e viteve 90 –te ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Një pjesë e madhe e banoreve kanë emigruar drejt shteteve te huaja dhe kryeqytetit si dhe kanë ardhur banorë nga rrethet e Mallakastrës, Tepelenës, Beratit,Elbasanit, Gjirokastrës si dhe nga zonat veriore e verilindore te Shqipërisë. Ne vitin 2001 popullsia e rrethit te Fierit ishte 199.082 banorë. Ndërsa qyteti I Fierit ka një popullsi 82.262 banorë. Dendësia e popullsisë për rrethin e Fierit 255 banorë/km2, një nga me te lartat ne Shqipëri. Mosha mesatare e popullsisë është 38 vjeç.

Karakteristika të përgjithshme të mjedisit natyror

Rrethi i Fierit ofron dhe potenciale të rëndësishme natyrore për zhvillimin e tij. Në përgjithësi kemi të bëjmë me një rajon fushor me lartësi nga 0-100 m mbi nivelin e detit dhe me toka shumë pjellore. Edhe relievet kodrinore janë përgjithësisht te buta dhe te mundshme për shfrytëzim bujqësor. Në zonat e rrafshëta zhvillohen tokat e hirta kafe. Kemi edhe lloje te veçanta tokash si aluvionale qe takohen ne luginat e Semanit e Vjosës, tokat e kripura qe shtrihen ne Hoxhare si dhe tokat moçalishte te Roskovecit. Ne rrethin e Fierit shtrihet një pjesë e Myzeqesë se Madhe, Myzeqeja e Vogël dhe fushat e Frakullës e te Cakranit. Fieri ashtu si e gjithë Shqipëria bën pjesë ne brezin e klimës mesdhetare, dhe dallohet për tipare me te shprehura mesdhetare, e cila karakterizohet nga vera e nxehte dhe e thate me shkëlqim të madh te diellit dhe dimri i bute dhe me reshje te mëdha. Ngricat dhe dëbora janë dukuri tepër te rralla. I nxehti fillon qysh nga mesi i pranverës dhe vazhdon deri në fund te tetorit. Klima e Fierit është e ngrohte sepse Fieri laget nga deti dhe është i mbrojtur nga lindja prej erërave te ftohta. Fieri dallohet për numrin e lartë te ditëve me diell mesatarisht 2800 ore ne vit. Reshjet kanë regjim kohor shumë te çrregullt ato janë përqendruar kryesisht ne gjysmën e ftohte te vitit, sasia mesatare e tyre arrin 980-1000mm/vit. Vera ne Fier është e thate dhe shpesh nuk bie shi për jave te tera. Muajt me te lagësht janë nëntori dhe janari, kurse muajt me te thate korriku dhe gushti. Erërat fryjnë ne drejtime të ndryshme por gjatë dimrit mbizotëron era e jugut, e cila sjell edhe reshje te mëdha, ndërsa gjatë verës era fryn nga veriu dhe veriperëndimi. Afërsia me detin bën qe klima te jetë e bute dhe vetëm ne raste tepër te rralla temperaturat te bien nën zero. Temperatura mesatare vjetore lëkundet nga 150C-160C. Klima e Fierit lejon zhvillimin e një bujqësie shumë degësh. Gjithashtu tokat bujqësore mund te shfrytëzohen 2-3 here ne vit. Ne kuadrin e pasurive natyrore rëndësi te veçantë kanë pasuritë ujore, ku përveç detit Adriatik, rrethi përshkohet nga lumenjtë Seman, Vjose e Gjanica. Semani -281 km i gjatë formohet nga bashkimi I Devollit me Osumin ne afërsi te Beratit. Sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës është 5949 km2, prurja mesatare vjetore e tij arrin ne 96 m3/sek. Semani është nder lumenjtë me eroziv, duke e bërë lumin me eroziv në vend. Vjose - 272 km I gjatë buron nga malet e Pindit ne Greqi. Sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës është 6700 km2,ndërsa prurja mesatare vjetore e tij arrin 195 m3/sek. Gjanica - 67 km buron nga burimet e Pocemit e te Kalivacit. Sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës është 234 km2. Është një nga lumenjtë me te ndotur në vend, për shkak te derdhjes se naftës. Rrethi ka dhe disa liqene artificiale ku me I madhi e me I rëndësishmi prej tyre është ai I Kurjanit me sipërfaqe 375 ha, ujerat e tij përdoren për ujitje. Bota natyrore bimore dhe shtazore e rrethit është transformuar nga veprimtaria e njeriut. Megjithatë rrethi I Fierit dallohet për disa lloje bimësh e kafshësh sidomos ne pjesët bregdetare e fushore. Takohen disa lloje kafshësh si urithi, çakalli, nusja e lalës, dhelpra, shkurtëza, mëllenja, thëllëza e fushës si dhe disa lloje te ndryshëm zvarranikesh e gjarpërinjsh. Ndërsa ne ujerat e detit gjenden shumë lloje peshqish si qefulli, levreku, koca etj. Rrethi I Fierit bën pjesë ne brezin e shkurreve dhe te pyjeve mesdhetare. Shkurret përbehen nga nënkati I makies,ku rriten shkurret me gjelbërim te përhershëm si mareja, shqopa, gjineshtra, dafina. Ne këtë nenkat bimor rriten edhe disa drunj te lartë si selvia, valanidhi, pisha e bute dhe e egër, qe ne disa raste formojnë pyje te vegjël. Nëntoka është mjaft e pasur me lende djegëse siç janë gazi natyror dhe nafta ku dallohet zona e Patos-Marinzes, e cila është dhe zona naftëmbajtëse me e madhe ne Shqipëri. Gjithashtu nëntoka është e pasur dhe me materiale ndërtimi si zhavorre, rëra, argjila etj.Rrethi I Fierit është një nga rrethet ku shoqëria njerëzore ka dëmtuar botën e gjallë, si dhe me ndotjen mjaft te madhe te ajrit. Ne te bëjnë pjesë disa zona te nxehta mjedisore si : fusha naftënxjerrëse Marinez-Patos, Rafineria e Naftës Ballsh, AZOTIKU. Këto zona kanë sjelle ndotjen e dy lumenjve Gjanica dhe Seman, ujerave nëntokësore dhe ne kombinim me automjetet e transportit,qe çlirojnë një numër të madh gazrash, pluhuri dhe bloze, si dhe kanë bërë qe Fieri te këtë edhe një ajër tepër te ndotur mbi normat e lejuara. Një nga problemet kryesore është edhe eliminimi I 850 m3 me tretësirë arsenit dhe arsenati tepër helmues qe ndodhen ne Uzinën e Plehrave Azotike.

Ekonomia

Rrethi i Fierit është ekonomikisht një nga rrethet me te zhvilluara te Shqipërisë. Ne këtë zhvillim veçojmë tre periudha te rëndësishme kohore: paraçlirimit, vitet 45-90-te dhe pas viti 1990.Ne periudhën paraçlirimit Fieri ka qenë një zone e prapambetur bujqësore, qe vuante nga kënetëzimi masiv dhe malaria. Shumica e popullsisë jetonte ne fshat ku ruheshin akoma disa karakteristika te feudalizmit. Një pjesë e fshatarësisë kishte toke, ndërsa pjesa tjetër punonte ne çifligjet e shtetit dhe ne ato private. Ne vitin 1925 shoqëria anglo-persiane OIL Company mori për ta shfrytëzuar për kërkimin e vendburimeve te naftës një sipërfaqe prej 250.000 ha. Pas largimit te kësaj kompanie, vjen shoqëria AIPA qe morri për shfrytëzim një sipërfaqe prej 164.000 ha. Ne vitin 1938 ekzistonin magazina te mëdha mallrash dhe një rrjet I dendur tregtar. Degët kryesore te ekonomisë ne këto vite përfaqësoheshin me disa fabrika te industrisë se lehtë dhe ushqimore. Ne 1937 dhoma e tregtisë se qytetit numëronte 309 zejtarë, tregtarë dhe industrialistë. Pas pushtimit italiane vërshuan shumë sipërmarrës, punëtorë , fermerë , nënpunës, njerëz te profesioneve të ndryshme dhe bashke me ta dhe prodhimet e industrisë italiane. Ky fenomen u shoqërua me pasoja negative për prodhuesit vendas, kryesisht artizane, duke I rrënuar ekonomikisht dhe duke I detyruar te mbyllnin punishtet e tyre, gjë qe solli keqësimin e gjendjes ekonomike te familjeve të tyre. Pas kapitullimit te Italisë , pronat e shoqërisë AIPA I morri ne dorë shoqëria gjermane Continental Oil.Ne periudhën 45-90, Fieri kthehet ne një nga qendrat me te rëndësishme industriale te vendit. Këtu u ndërtua kompleksi me I madh energjitiko-kimik I vendit. Ne prodhimin e përgjithshëm industrial te vendit , Fieri zinte 12 % te tij. Degët kryesore te industrisë ishin energjetika ( nxjerrja e përpunimi I naftës, prodhimi I energjisë elektrike ), industria kimike, mekanike dhe ushqimore. Për te mbështetur këto dege te industrisë se rëndë u ndërtuan dy termocentrale, ne Fier dhe ne Ballsh. TEC-i i Fierit për nga kapaciteti ishte me I madhi ne Shqipëri me kapacitet 160.000 kw energji ne vit. Ne vitin 1952 u ngrit Uzina e Pastrimit te Pambukut, dhe me pas u ngritën edhe fabrikat e industrisë ushqimore , si ajo e vajit, margarinës, e verës etj. Strategjia ekonomike e ndjekur ne këto vite shtroi nevojën e zhvillimit te transportit automobilistik dhe hekurudhor. Fillimisht u zhvillua transporti automobilistik me ngritjen e dy parqeve me te mëdha te vendit, parku automobilistik I Fierit dhe ai I trans-naftës ne Patos. Me ngritjen e industrisë se rëndë përparësi morri dhe transporti hekurudhor. Ne vjet 1967-68 u ndërtua hekurudha Rrogozhine-Fier 53 km e gjatë, ne 1974-75 hekurudha Fier- Ballsh 26 km, ndërsa ne vitet 1981-86 ajo Fier-Vlore 35 km. Sipas statistikave bujqësore deri ne vitin 1985 Fieri kishte 5 NB dhe 20 kooperativa bujqësore. Blegtoria u zhvillua dhe ajo si pjesë e gjithë kolektivizimit te bujqësisë, por u vu ne plan te dytë. Ajo asnjëherë nuk I plotësoi tërë nevojat e popullsisë. Megjithatë edhe blegtoria pati një fare ecurie. Ne vitin 1985 ajo jepte 1/3 e prodhimeve bujqësore, ku rrethi Fier dallohej për numrin me të madh te gjetheve në vend, duke dhënë 1/5 e prodhimit te përgjithshëm blegtoral. Komplekse blegtorale te rëndësishme kishin NB-te e Roskovecit dhe Levanit, kooperativat e Zharezes, Pojanit , Cakranit etj. Periudha e tretë pas viteve 90-te është shoqëruar me ndryshime te mëdha edhe ne strukturën e ekonomisë. Kjo si rezultat I ndryshimit te formës se pronësisë, nga ajo shtetërore ne atë private. Shumica e ndërmarrjeve private te krijuara I përkasin aktivitetit tregtar, pas tyre vijnë ato te sektorit te shërbimeve dhe te sektorit te transportit. Ne rrethin e Fierit ka pasur edhe mjaft investime te huaja kryesisht ne sektorët joproduktive te ekonomisë si banka, ndërtime, transport si dhe ne industrinë tekstile. Sot ne rrethin e Fierit ne industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit te naftës, veprojnë dy nga kompanitë me te mëdha ne Shqipëri, Albpetrol dhe ARMO si dhe kompania kanadeze “Banker’s “. Ndërsa për sa I përket marrëdhënieve agrare, edhe ato njohën ndryshime rrënjësore. U kalua nga sistemi I kooperativave dhe NB-ve ne sistemin e pronës private dhe te ekonomisë te tregut te lirë. Ne rrethin e Fierit procesi I ndarjes se tokave ka përfunduar ne vitin 1993 dhe toka është shpërndarë sipas kritereve te përcaktuara ne Ligjin për Token. Shpërndarje e tokës është bërë ne varësi te sipërfaqes se përgjithshme te tokës se punueshme me numrin e banoreve. Kështu çdo person ka përfituar nga 0.15-0.3 ha. Këto kanë sjelle rritjen e shpejte te numrit te njësive te prodhimit bujqësor. Bujqësia private dominohet nga fermat qe operojnë ne nivel familjar. Ndërkohë qe nga shoqatat e fermerëve po krijohen ndërmarrje të reja qe synojnë drejt ekonomisë se tregut bujqësor modern. Sot ne rrethin e Fierit sipas Zyrës se Punësimit ka 72.237 te punësuar dhe 18.135 te papune, ndërkohë qe jo-ekonomikisht aktive janë 51.052. Nga te punësuarit , 44.591 janë te gjinisë mashkullore dhe 27.646 te gjinisë femërore.

Qyteti antik i Apolonisë

Qyteti antik i Apolonisë Kryeqendra e historisë se Fierit ka qenë qyteti antik i Apolonisë i themeluar ne vitin 587 p.e.s. nga kolonët korkyras. Apolonia jetoi rreth 1200 vjet dhe ne kulmin e lulëzimit te saj ne një sipërfaqe prej 140 ha jetonin 60 000 banorë. Zhvillimi i madh kulturor qe mori qyteti vërtetohet me faktin se ne shekullin e I p.e.s. Perandori i parë romak Oktavian Augusti studioi ne Akademinë e Apolonisë. Apolonia është një qendër qe tërheq me tepër vizitore e turiste të huaj te pasionuar pas arkeologjisë dhe historisë se lashtë te këtij qyteti. Monumentet kryesore te qytetit antik te Apolonisë janë Sheshi i Portikëve, Odeoni, Temosi, Nimfeu, Buletarioni. Pranë Apolonisë ndodhet Manastiri i Pojanit një simbol i historisë dhe kulturës se shekullit XIII. Me një stil bizantin ai konsiderohet si një kompleks arkitektonik mjaft interesant se bashku me kishën dhe inferieret ne dekorimet dhe pikturat murale te veçantë. Para 30 vjetësh ky manastir u shndërrua ne një muze, ku ruhen statujat e periudhës iliro – helenike dhe asaj romake, duke u shndërruar kështu ne një qendër mjaft te rëndësishme kulturore artistike qe pasurohet dhe me zbulimet e reja arkeologjike.

Plazhi Seman

Plazhi Seman përbën një nga lokalitet turistike më interesante te rajonit. Ky plazh ka një shtrirje prej 3,5 km me një brez 2 m te gjerë. Dy nga karakteristikat e tij janë rëra e imët dhe e ashpër e pasur me jod dhe pylli i mrekullueshëm i pishave. Pozicioni i favorshëm gjeografik i jep Semanit mundësi për zhvillimin e sporteve ujore net e ardhmen. Zona përmban dhe disa laguna qe shquhen për variantet e vegjetacionit dhe specie te rralla shpezësh migratore. Bashke me turizmin balnear një rol te rëndësishëm ka dhe turizmi rural.

Politika

Fieri është gjithashtu qendër e Prefekturës së Fierit, e cila përfshin edhe rrethet e Lushnjës dhe Mallakastrës.

Transporti

Fieri ndodhet rreth 115 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Ndodhet rreth 40 km larg Vlorës dhe rreth 40 km larg Beratit. Është një nga nyjet kryesore të jugut për sa i përket transportit. Fieri është pjesë e rrjetit hekurudhor shqiptar.

Panorama e qytetit

Apolonia [Pojan] Qyteti antik i Apolonisë Kryeqendra e historisë se Fierit ka qenë qyteti antik i Apolonisë I themeluar ne vitin 587 p.e.s. nga kolonët korkyras. Apolonia jetoi rreth 1200 vjet dhe ne kulmin e lulëzimit te saj ne një sipërfaqe prej 140 ha jetonin 60 000 banorë. Zhvillimi i madh kulturor qe mori qyteti vërtetohet me faktin se ne shekullin e I p.e.s. Perandori i parë romak Oktavian Augusti studioi ne Akademinë e Apolonisë. Apolonia është një qendër qe tërheq me tepër vizitore e turiste të huaj te pasionuar pas arkeologjisë dhe historisë së lashtë te këtij qyteti. Monumentet kryesore te qytetit antik te Apolonisë janë Sheshi i Portikeve, Odeoni, Temosi, Nimfeu, Buletarioni. Pranë Apolonisë ndodhet Manastiri i Pojanit një simbol i historisë dhe kulturës se shekullit XIII. Me një stil bizantin ai konsiderohet si një kompleks arkitektonik mjaft interesant se bashku me kishën dhe inferieret ne dekorimet dhe pikturat murale te veçantë. Para 30 vjetësh ky manastir u shndërrua ne një muze, ku ruhen statujat e periudhës iliro – helenike dhe asaj romake, duke u shndërruar kështu ne një qendër mjaft te rëndësishme kulturore artistike qe pasurohet dhe me zbulimet e reja arkeologjike.

Radiot dhe televizionet

Në qytetin e Fierit ushtrojnë veprimtarinë e tyre disa stacione radiofonike dhe televizive, ku përmenden TV APOLLON, TV KOMBI dhe AVN (një ndër stacionet më të hershme private që transmetonin në Shqipëri). Kurse ndër radiot veçohen RADIO Fieri 107.2 Mhz, Radio Star 105.5 Mhz dhe Radio +3 91.6 Mhz.
Shëngjini
Shëngjini
27.12.2016 | 02:36
Miloti
Miloti
27.12.2016 | 02:33
Rubiku
Rubiku
27.12.2016 | 02:25
Leskoviku
Leskoviku
27.12.2016 | 02:21
Konispoli
Konispoli
27.12.2016 | 02:16
Këlcyra
Këlcyra
27.12.2016 | 02:11
Krasta
Krasta
27.12.2016 | 02:05
Kërraba
Kërraba
27.12.2016 | 02:00
Fushë-Arrëza
Fushë-Arrëza
26.12.2016 | 16:31
Orikumi
Orikumi
26.12.2016 | 16:27