Istogu
Istogu
16.12.2016 | 09:27
Istogu është qytet në KosovëIstogu është qytet në Kosovë.

Historia

Lokaliteti i Istogut përmendet qysh nga koha antike. Sipas Burimeve historike thuhet se Istogu është shtrirë në pjesën e territorit në mes të Istogut të madh dhe të Istogut të vogël aty ku bashkohet lumi i Istogut me lumin e Qaushit. Sipas shënimeve ka ekzistuar një koloni romake e cila ka qenë e vendosur në lokacionin që përket Istogut të sotëm. Po ashtu, Istogu përmendet si lokacion edhe ka fundi i shek. XIV kur kjo pjesë e Dardanisë ishte nën pushtimin sllav. Gjatë kohës së sundimit Turk, Istogu si vendbanim ka qenë i njohur me mullinj për bluarjen e drithit, dhe të punëtorive për përpunimin e leshit (zhgunit). Me dekretligj nga 30 Prilli i vitit 1942 Istogu u shpall QYTEZË. Istogu në bazë të këtij dekretligji, fiton edhe funksionin administrativ. Kështu që me 29 Dhjetor të vitit 1978, Istogu shpallet QYTET me sipërfaqe të caktuar duke përfshirë Banjën, Gurakocin në planin urbanistik të qytetit dhe lokaliteteve.

Gjeografia

Istogu është një qytet i qetë afër bjeshkëve të Moknës me lartësi mbidetare gjer në 2 155 m. Temperatura mesatare e vitit është rreth 10.7 0C. Muaji më i ngrohtë është Korriku me temperaturë mesatare 27 0C, muaji më i ftohtë është muaji Janar me temperaturë mesatare 100C. Lëvizja e ajrit është e ndikuar në mënyrë të theksuar nga reliefi, për këtë arsye shpejtësia e erës ndonjëherë arrin gjer në 120 km/h.Istogu njihet me burime të ujit dhe rritje të peshqve dhe lidhet me rrugët kryesore në disa drejtime: Pejë, Mitrovicë, Prishtinë. Zhvillimin e vetë e mbështet në resurset njerëzore dhe natyrore, në traditën e popullatës së kësaj ane dhe në kërkesat e ekonomisë së tregut. Istogu shtrihet në pjesën veri – perëndimore të Kosovës dhe në pjesën veriore të Dukagjinit. Istogu ka sipërfaqe prej 453.84 km2 . Kufizohet në lindje me Komunën e Skenderajt, në jug me Komunën e Klinës, në jug – perëndim dhe perëndim me Komunën e Pejës, në veri me Malin e Zi dhe Serbinë si dhe në veri – lindje kufizohet me Komunën e Zubin Potokut. Sipërfaqja e tokës së punueshme bujqësore të Istogut është 45.384 ha. Struktura pronësore e kësaj sipërfaqe është 46,2% është pronë shoqërore dhe 52.8% është pronë private. Ndërkaq, sipërfaqet pyjore prej 19.220 ha, pronë e sektorit shoqëror është 65,03%, ndërsa sektorit privat 34,97%. Istogu ka pasuri natyrore nëntokësore siç janë mermeri “ONIX” në Banjë, uji termomineral, dhe thëngjilli “LINJIT” në fshatin Tuqep, në sipërfaqe prej 100 km2 me trashësi prej 30 – 50 m dhe në thellësi gjer në 230 m. Komuna e Istogut është e pasur me hidrografi dhe atë Burimi i Istogut, Burimi i Vrellës si dhe kufizimi me Drinin e Bardhë. Në Banjë gjendet Burimi i ujit termomineral me një kapacitet 17,5 litra / në sekondë. Ky ujë ka temperaturë 46 – 48 0C, me mundësi të zgjerimit dhe të shfrytëzimit të kapaciteteve turistike termale. Uji i Banjës ka cilësi shëruese të sëmundjeve reumatike dhe të sëmundjeve tjera të ndryshme. Istogu ka natyrë të pastër ekologjike, me bjeshkë atraktive, me ujë të pijshëm, ujë termomineral, klimë të volitshme cilat janë bazë për zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit.

Popullsia

Sipas regjistrimit të vitit 1981, Istogu kishte 50.011 banorë. Duke u mbështetur në shkallën vjetore të shtimit të popullsisë 2.2% në vit, Komuna e Istogut vlerësohet të ketë 64.342 banorë, me një dendësi të popullsisë 142 banor/km2. Struktura e popullsisë sipas moshës:0 – 14 vjet 22 % 15 – 65 vjet 66 % mbi 66 vjet 12 % Në strukturën e popullsisë së Istogut dominon mosha e re me pjesëmarrje 52-55% të grup moshave 0-18 vjet dhe 18- 25 vjet. Madhësia mesatare e familjeve llogaritet të jetë 5 anëtarë.
Shëngjini
Shëngjini
27.12.2016 | 02:36
Miloti
Miloti
27.12.2016 | 02:33
Rubiku
Rubiku
27.12.2016 | 02:25
Leskoviku
Leskoviku
27.12.2016 | 02:21
Konispoli
Konispoli
27.12.2016 | 02:16
Këlcyra
Këlcyra
27.12.2016 | 02:11
Krasta
Krasta
27.12.2016 | 02:05
Kërraba
Kërraba
27.12.2016 | 02:00
Fushë-Arrëza
Fushë-Arrëza
26.12.2016 | 16:31
Orikumi
Orikumi
26.12.2016 | 16:27