Konispoli
Konispoli
27.12.2016 | 02:16
Konispol është një vendbanim në Shqipëri.

Gjeografia

Nga veriu qyteza Konispol kufizohet me fshatin Shalësin dhe Malin e Saraqindit, nga jugu me fshatin Lopësin (fshat i Çamërisë së rrobëruar), nga jug-perëndimi me Sajadhën, nga jug-lindja me Kockën (fshat çam matanë kufirit), nga lindja me Vërvën e Dishatin, nga perëndimi me Shkallën e Çiflikun. Konispoli është vendbanimi më në jug të Shqipërisë, i shtrirë në një luginë me lartësi 400 metra mbi nivelin e detit, afër kufirit me Greqinë. Sajadha është rreth 10 kilometra larg. Më 2005 u hap pika kufitare e Qafë-Botës. Konispoli ka këto lagje: Aliagàtë, Bregu i Koçit, Çuçat i Sipërm, Çuçat i Poshtëm, Fundi i Dushkut, Llanxatë, Pirratë, Qesaraiz (ose Qesarajza), Shehàtë.[2]

Toponimet të qytezës Konispol:[3]

Ahuri i Bellos - në P. të qendrës së qytezës.
Ar’ e Hoxhës – kullotë, në J.
Ar’ e Meros - arë, në V.
Ara e Rrodhe - ara, në J.
Ara Hirokum - ara, në J.
Arat e Dine Beqirit - ishin ara, sot kullota, në J.
Arat e Madanit - ara në mal, në J.
Arat e Shumanjet - ara, në J.
Armirua/oi - mulli, në VP.
Azvesaréja - ara, në J.
Baltëz/a - vend ku dheu është i bardhë. Këtë dhe vendasit e kanë përdorur për të lyer shtëpitë në vend të gëlqeres, në J.
Barmihu - kodër me shesh, në P.
Bellojume/a – shesh, në J.
Bërdhënjtë - përrua.
Bogaz/i - fushë, në VP.
Bot e Kuqe - vend ku dheu është i kuq, në VL.
Bregu (i) Agait - faqe mali, kullotë, në JP.
Bregu (i) Bedulit - breg, në L.
Bregu i Dàules - breg në të cilin dikur ka rënë daulja në muajin e ramazanit apo për mbledhjen e popullit në kuvend, në JP.
Bregu (i) Kalasë - breg në të cilin dikur ka qenë një kala, në L.
Bregu (i) Kallmit – breg, në J.
Bregu (i) Kamberit - breg, në P.
Bregu (i) Koçit - kodër në të cilën ndodhet lagja me të njëjtën emër, në L.
Bregu (i) Manastirit - breg në të cilin ndodhen rrënojat e një manastiri, në J.
Bregu (i) Manetës - breg, në J.
Bregu (i) Morrit - breg në të cilin thonë se kanë qenë mburritur barinjtë, prej kësaj rrjedh ky emër, në P.
Bregu (i) Niso Petrës - breg, në P.
Bregu i Qosalekës - breg, në P.
Bregu i Sterrës - sterrë e lashtë, në P. Aty arkeologët kanë zbuluar banesa të lashta.
Bregu i Velenjet - breg në afërsi të qendrës.
Brezi i Gurtë – brezagur, në J.
Brigjez/a - kullotë kodrinore, në P.
Brim’ e Peponit - shpellë, në V.
Brimat e Zilfate - vrima, në tokë, në JL.
Brimat e Zhakës - sterra të thella në Manetë, në J.
Bùar/i - kodër që e përdonin për kullotë, në periferi të qytezës.
Buhar/i - kodër shkëmbore, në P.
Burim i Ballit - burim, në L.
Burim i Kumures - burim, në J.
Burim i Kandalit - burim, në J.
Burim i Manetës - burim, në J.
Burim i Meçanjet - burim i cili shter në verë, në J.
Burim i Shkallës - dy burime të cilit kanë shterur, në P.
Buz’ e Çaparos - buzë mali, në V.
Buz’ e Çarë - shpat mali, në V.
Buz’ e Manetës - buzë mali, në J.
Buz’ e Saraniqit - buzë mali, në J.
Buzoz/i - kodër, në L.
Butas/i - breg, në L.
Çengel/i - kullotë, në J.
Çuk’ e Ajtoit - kodër e lartë, në P. Aty ndodhet një gërmadhë kalaje të lashtë.
Çuk’ e Tuflisit - majë kodre e veshur me lisa, në V.
Dumazho/ua - arë, në V.
Dylbetë - gërmadha dylbesh në lagjen Llanxat, në L.
Fier/i - vend ku ka pasur fier, në P.
Fiku i Kallamiçit - fik i veçuar në të cilin hanin barinjtë kur ky piqte kokrrat, në P.
Fiqt e Lulanjet - kodër ku dikur ka pasur fiq, në P.
Fush’ e Manastirit - ara, në V. Dikur aty ka pasur një manastir.
Gorricat e Harunit - vend me gorrica, në J.
Grav’ e Bine - shpellë, në JP.
Grav’ e Birbilit - shpellë, në J.
Grav’ e Çaparos - shpellë, në V.
Grav’ e Kërshëmoit - shpellë, në V.
Grav’ e Kuqe - shpellë ku dheu përreth është i kuq, në VL.
Grav’ e Xhaferit – shpellë, në V.
Grav’ e Zezë - shpellë në përrua, në L.
Gravat e Mesogunit - shpella, në J.
Gravat e Qafës Badhrrit - shpellë, në V.
Grik’ e Karterit - grykë kodrash, në P.
Grop’ e Buarit - vend gropë ku ndodhen vorreza, në JP.
Grop’ e Burimit - burim, në J. Ujët e këtij burimi rrjedh në Kroin e Manetës.
Grop’ e Eminit - vend gropë i cili përdoret si kullotë, në P.
Grop’ e Hajsomerit - vend i shtruar (i sheshtë) ku dikur mblidheshin burrat në kuvend, në P.
Grop e Lofatës - vend gropë mes malesh, në V.
Grop’ e Meçes - qafë me disa ara të cilat punohen, në VP.
Gur i Dosës - shkëmb, në J.
Gur i Klishës – në J.
Gur i Konikës - shkëmb i madh në mal, në V.
Gur i Magjes - dy gurë të mëdhenj njëri mbi tjetrin të cilët kanë formën e magjes, në J.
Gur i Plakës – shkëmb, në J. Është një gur i gjatë më këmbë. Majë këtij guri shikon Çamërinë e veriut. Thonë se aty një plakë doli në muajin e marsit me bagëti, dhe nga të ftohtit e madh që bëri ngriu me gjithë kope.
Guri Qosalekë – kodër, në J.
Han/i - gërmadhat e një han, në VP.
Hjers e Poshtëme - kullotë, në P.
Hjers e Sipërme - tokë djerr, në L.
Hund e Erës - vend në Saraqind ku del një erë e ftohtë por nga një herë edhe e ngrohtë, në V.
Hund e Turuliut - hundë kodrine, në J.
Kamarja e Dines - kamare në shkëmb, në J. Aty Dine Fejzua nga Konispoli (koha osmane), thonë se ka gjetur një poçe me flori.
Kandal/i - kullotë, në J.
Karsitë - grumbull shtëpijash, afër qendrës.
Këllotje Buarë - në J.
Këllotja e Krushmoit - kullotë, në J.
Këllotja Mandille - në J.
Këmb(a) e Fikut - këmbë mali, në J.
Këmb(a) e Gurit - këmbë mali, në J.
Këm’ e Gjatë - në J.
Këmb’ e Habilit - këmbë mali ku dikur ka pasë vreshta, në V.
Këmb’ e Lucës - këmbë mali, në JL.
Këmb’ e Mesit - këmbë mali, në J.
Këmb’ e Sharrës - këmbë mali e veshur me ullinj, në L.
Këmb’ e Shkurtër - këmbë mali, në J.
Këmb’ e Shurit - këmbë mali, në JP.
Klisha - gërmadhë kishe.
Klish’ e Milesë - gërmadhë kishe, në V.
Klish’ e Nartës - gërmadhë e një kishe me këtë emër në mal, në J.
Klisha e Psallmit - gërmadhë, në P.
Kojdhelja e Fikut - udhë kojdhele, në J.
Kojdhelja e Gjatë - kojdhele, në L.
Kojdhelet e Manetës - rrugë e kalldrëmtë me dredha, në J.
Kojdhela e Shkurtër – kojdhele, në J.
Kojdhelja e Rrokullisur - kojdhele që zbret thikë më të poshtë, në J.
Koqësi - arë e kullotë, në mal, në V.
Kroi i Agait - krua në lagjen Llanxat, në L.
Kroi i Buarit - krua, në JP.
Kroi i Çiçirakut - krua në qendër.
Kroi i Manetës - krua në lagjen Shehat, në J.
Kroi Nartës (Manetës) - në J.
Kroi i Sipërm - krua, në J.
Kroi i Shelqit - krua, në L.
Ksereja - shesh, kullotë, në JP.
Kufolloq/i - mone bagëtish, në P.
Kuko/ua - kullotë, në P.
Kull’ e Koçit - shkëmb, në P.
Kull’ e Takenje - kullë e fisit të Takës, në Vrinë, në VP.
Leko/ua - ara, në P.
Lera e Arave Drejta - lerë, në L.
Lera e Likojanit – lerë, në L.
Lëma e Arave Drejta - lëmë, në V.
Lëma e Bërdhënjës - lëm i shtruar me pllaka guri, në VP.
Lëm’ i Butësit - lëm me pllaka prej guri, në L.
Lëma e Hasanikës (Hasan Nikës) - sot arë e kullotë, në VP.
Lëm’ i Kamberit - lëm i gurtë, në P.
Lëm’ i Kostaqit - lëm me pllaka prej guri, në P.
Lëm’ i Kuçukanje - lëm me pllaka prej guri, ka qenë pronë e fisit Kuçuku.
Lëm’ e Labit - lëmë i shtruar me pllaka guri, në L.
Lëm’ e Malanjet - lëm i gurtë, në P.
Lëm’ e Qafëbadhrit - lëm i vjetër i shtruar me pllaka guri, në VL.
Lëm i Qafës Vogël - lëm i shtruar me pllaka guri, në VL.
Lëma e Qershisë - lëm i gurtë, në VL.
Lëm’ e Sulanjet - lëm i gurtit, në J.
Lëm’ e Tozos - lëm me pllaka guri, në V.
Lëma e Qershisë - lëm i gurtë, në J.
Lëm’ e Zhigoit - lëm i shtruar me pllaka guri, në V.
Lëma Mejdan - lëm, në J.
Likojani - qafë, në J.
Lis i Beut - lis i vjetër, në VP.
Lis i Nëndur - shpat mali, në J.
Lis i Pirros - lis i lashtë, në VP. Aty ndodhen gërmadha muresh të lashtë.
Lis i Tushes - lis në një kullotë, në VP.
Lizmë/a – kullotë, në P.
Lucaz/t - ara e prroje që mbajnë ujra, në L.
Lulebardhë/a - kullotë në afërsi të detit, në P.
Lulebardhë/a - fushë mes kodrash, në P.
Lumi (i) Bogazit - lum i vogël, në V.
Mali i Nartës - kodër e lartë në kufi, në J.
Mal i Saraqindit - breg i lartë, në VL.
Mali (i) Orlës - mal, në P.
Maliorafe - kodra që punohen, në P.
Mallathritë - kullota, në P.
Manastiri - rrënoja të një manastiri, në fushë, në V.
Medrese/ja - sot e kthyer në depo, në qendër.
Mera e Saraqindit - kullotë, në V.
Mera e Vélanjit - kullotë, në V.
Mesonjez - breg, në L.
Mesovuni Math - kullotë, në J.
Mira e Kallmit - kullotë, në L.
Moçali (i) Kamares - vend moçal, në P.
Moneja e Brigjezës - kullotë ku dikur ka qenë një mone bagëtish, në P.
Moneja e Gropës Buarit - kullotë, në P.
Moneja e Lumbardhës në Lulanj - në P.
Monet e Mullenjet - kullotë ku Mullenjt kanë pasur monetë e bagëtive, në P.
Monodhendër/a - një pemë e vetmuar, në JL.
Muçobaç/i - baçe, në P.
Mulliri (i) Agait - gërmadhë e një mulliri, në V.
Mulliri (i) Bogazit – gërmadhë e një mulliri, në V.
Nartë/a – mal, në J.
Orrla e Sipërme - kullotë, në P.
Ostrovil/i - kullotë, në J.
Pagane/ja - kodër, në P.
Pilli Cenez - pyll, në J.
Pilli (i) Badesë - pyll, në V.
Pilli (i) Badunit - vend i çpyllëzuar.
Pill’ e Dushit - pyll me lisa, në JL.
Pill’ i Likojanit - pyll, në J.
Pill i Nartës - pyll, në J.
Pill i Nëndur - pyll me shkoza e shkurre, në J.
Pill i Saraqindit - pyll, në V.
Pllaj’ e Çiçirikut - pllajë e veshur me ullinj, në afërsi të qendrës.
Prroj i Agait - përrua, në qendër.
Prroj i Boshkës - përrua, në P.
Prroj i Botkuqes - përrua i madh, në L.
Prroj i Çiçirikut - përrua në afërsi të qendrës.
Prroj i Derrit - përrua, në J.
Prroj i Djàloshit - përrua, në V.
Prroj i Gjatë - përrua mali i thellë, në V.
Prroj i Gjonit - përrua, në V.
Prroj i Kallogresë - përrua i cili kalon mes tregut.
Prroj i Korbit - përrua, në V.
Prroj i Lithit - përrua, në V.
Prroj i Makos - përrua, në L.
Prroj i Maligait - shpat me një greminë, në V.
Prroj i Manetës - përrua, në J.
Prroj i Mjalcës - përrua, në J.
Prroj i Nartës - përrua, në JP.
Prroj i Pirros - përrua në qendër.
Prroj i Qenerajzës - përrua, në JL.
Prroj i Sali Mangës - përrua, në V.
Prroj i Sherrit – përrua, në L.
Prroj i Toros – përrua, në J.
Prrojet e Asafit - përrua e ara, në L.
Pus i Çazes - pus i vjetër, në P.
Pus i Mites - pus, në P.
Pus i Psimenit - pus i thellë, në P.
Qaf’ e Botës - qafë kodrinore, në P.
Qaf e Bardhit - qafë kodrinore, në V.
Qaf e Cjepurit - qafë kodrinore në mal, në V.
Qaf’ e Hanit - qafë kodrinore, në VP.
Qiurët e Hjersës Sipërme - 5-6 qivurë të vjetër, në J.
Qaf’ e Likojanit - qafë kodre, në J.
Qaf’ e Lucës - qafë e pazarit, në J.
Qaf’ e Madhe - qafë kodrinore, në J.
Qaf’ e Pazarit – qafë bregoreje, në qendër.
Qaf’ e Purriut - qafë, në J.
Qaf’ e Qershisë - qafë, në VL.
Qaf’ e Stismave - qafë kodrinore ku ka pasur banesa të vjetra, në V.
Qaf’ e Vogël - qafë, në J.
Qiuri Husejn Hasanit - në Vardhar, në P.
Qosalekë/a (Qosja Lekë) - mone bagëtish rrëzë malit, në P. (fjala qose e shquar te çamët bën qosa dhe jo qosja, pra, gërma j nuk përdoret në emrin e shquar).
Rrah/u - fushë, në P.
Rrap i Kareçit - rrap te Varri i Kareçit, në P.
Rrap i Lulbardhës - kullotë ku ka qenë një rrap shekullor, në P.
Rrap i Pazarit - rrap shekullor, në qendër.
Radhoi (i) Saraqindit - brez shkëmbor, në V.
Rrap i Shehatit - rrap, në qendër.
Rrëz e Poshtëme - në P.
Rrëz e Sipërme - në VP.
Rrëz e Takanje - rrëzë mali, kullotë, në VP.
Sterra e Duhananjet - sterrë, në J.
Sterra e Goxhenjet - sterrë, në J.
Sterra e Milesë - sterrë e thellë që mban ujë të pijshëm, në V.
Sterra e Pashanjit - sterrë, në qendër.
Sterra e Takanjet - sterrë, pranë qendrës.
Sterra e Kuramanj - sterrë në afërsi të qendrës.
Sterraz - guvë në mal e cila mbledh ujë, në V.
Sheshi (i) Kallajxhiut - vend gropë, në P. Thuhet se një kallajxhi ka fshehur florinjtë në atë vend.
Shesh i Pèlazit - shesh në një kodrinë, në V.
Shëndodhër - kullotë buzë një përroi, në P.
Shënkollë/a - kullotë, në P.
Shkalla e Konispolit - shkallë shkëmbore, në VL.
Shkëmb/i - kodër, në P.
Shkëmbi i Bufit - shkëmb, në P.
Shkëmb i Çuçatit - shkëmb me një kullotë përreth, në J.
Shpella e Ajtoit – shpellë, në P. Kjo shpellë nxën rreth 200 kokë bagëti t’imta.
Shpella e Begdashit – shpellë, në V. ku strehoeshin pëllumba t’egër.
Shtrung e Lulbardhës - shtrung e vjetër, në P.
Topçi - kodra më e lartë, në J.
Tufalis/i - majë e lartë e veshur me lisa, pikë dominuese, në V.
Udh’ e Buarit - udhë e kalldremtë e kohës osmane, në VP.
Udha e Re - udhë, në VL.
Ujët e Burimit - burim, në P.
Ujët e Kamares - burime që dalin nga toka. Këta furnizojnë Konispolin me ujë të pijshëm, në P.
Ujët e Qelbur - kullotë, në P.
Ura e Gurtë - urë përroi me hark, në VP.
Urat e Gropës Vulës - urë e gurtë, në VP.
Vardhar/i - shpat mali, në VL.
Varr i Hysen Hasanit - varr i vjetër, në P.
Varroshi në Verrez - varr i vjetër, në L.
Vasilikua/oi - krua, në P. Këtë krua thonë se e ka ndërtuar Vasilika gruaja e dytë e Ali Pashë Tepelenës.
Verret e Klishës - varre të vjetra, në P.
Verret e Llanxatit - varre të vjetra, në V.
Vidhat e Bodenës - dikur në këtë vend kanë qenë vidha, sot nuk ekzistojnë, në P.
Vidhaz - pyll me dushk e vidha, në V.
Vithismat - vend buzë, poshtë saj një humnerë. Vendi është vithisur nga ujrat, në J. Ky vend gjendet përtej Përroit të Manetës.
Vreshtat e Gjishit - kullotë, në J.
Vreshtat e Aliagatit - sot kullotë, në P.
Vreshtat e Çuçatit - kanë qenë vreshta, sot kullotë, në P.
Vreshtat e Shehatit - kanë qenë vreshta, sot kullotë, në P.
Vrinë/a - fushë e fisit të Takanjve, në P.
Vurku i Agait - ara, në V.
Xarrë/a - kullota, në P.
Xuarth/i i Math - kodër, në J.
Xuarthi i Vogël - kodër, në J.
Xhamia e Aliagatit - xhami afër qendrës.
Xhamia e Çuçatit - xhami e lagjes Çuçat.
Xhamia e Llanxatit - xhami e lagjes Llanxat.
Xhamia e Pashanjet - në afërsi të qendrës.
Xhamia e Shehatit - xhami e fisit të Shehatëve.

Demografia

Konispoli ka 3.500 banorë (2004) dhe konispolatët flasin dialektin çam. Konispoli eshte selia e komunës Konispol dhe të fshatit Çiflik qe eshte banuar nga shqiptarë ortodokse. Nuk ka minoritet greke në këtë zonë.

Familjet në qytezën Konispol:[4]

Lagja Aliagàtë: Çokalenj, Hanianj, Màlanj, Sùlanj, Vélanj.

Lagja Bregu i Koçit:Balanenj, Arapaj, Badénj, Bejdanj, Beqanj (Poponénj, të thirrur me përbuzje), Bellénj, Hoxhénj,Shehanj, Sherranj, Tahirénj, Zejnaj.

Lagja Çuçatë: Bàçanj, Bejdanj, Bellanj, Çazanj, Çelipish, Dalanénj, Dinénj, Hajrullénj,Muderizènj Kaléshanj, Kuçulanj (edhe në Dhërmi-Himarë), Manénj, Mullénj, Véshanj (edhe në Gumenicë e Ramicë të Vlorës), Xhù/ja.

Lagja Llanzatë: Begénj, Hasanénj, Haxhivelenj, Karamusanj, Karéçanj, Kaveçanj, Kuramanj, Madananj, Mehmetanj, Plakanj (plaku), Sulanj, Shehanj, Taqanj.

Lagja Pirratë: Birbili, Kacanj, Ligoratë (Luaratë, të ardhur nga fshati Luarat i Margëlliçit - Çamëri), Mishanj, Muderrizanj, Nurka, Peka.

Lagja Qesarajza: Aliço, Dushi, Husi, Jahanj.

Lagja Shehatë: Alushanj, Buqanj, Korranj, Takanj, Vodenanj (Vodena).

Familje të tjera në Konispol: Gaxhéli (nga Filati), Labi, Sejkatë, Sharrenj, Zotanj, etj.

Ekonomia

Nje pjese e madhe e popullsise punojnë në Greqi ne sezone te ndryshme pune dhe nje pjese nga keta,jane te stacionuar te perhershem. Veç emigracionit, fale pozites gjeografike, popullsia e Konispolit merret me bujqësi, frutikulture dhe blegtori.
Shëngjini
Shëngjini
27.12.2016 | 02:36
Miloti
Miloti
27.12.2016 | 02:33
Rubiku
Rubiku
27.12.2016 | 02:25
Leskoviku
Leskoviku
27.12.2016 | 02:21
Konispoli
Konispoli
27.12.2016 | 02:16
Këlcyra
Këlcyra
27.12.2016 | 02:11
Krasta
Krasta
27.12.2016 | 02:05
Kërraba
Kërraba
27.12.2016 | 02:00
Fushë-Arrëza
Fushë-Arrëza
26.12.2016 | 16:31
Orikumi
Orikumi
26.12.2016 | 16:27