Krasta
Krasta
27.12.2016 | 02:05
Krasta është një qytezë në qarkun e Dibrës, në lindje të Shqipërisë. Me një popullsi prej 2142 banorë, është qendra dhe qyteti i vetëm i Komunës Martanesh në rrethin e Bulqizës. Krasta e pozicionuar në një rrafshnaltë 1100m të lartë, është qyteti më i lartë i Shqipërisë.[2] U themelua në vitin 1970 si qyteti i ri i minierave, kryesisht për shfrytëzimin e mineralit të kromit në minierën e Batrës.

Historia

Dëshmitë e hershme arkeologjike janë gjetur në rrethin e Bulqizës, sidomos në fshatrat Krajkë dhe Shupenzë,[3]: ndërsa një çekan guri, sot i ekspozuar në Muzeun Historik të Burrelit, u zbulua në fshatin Gjon, ngjitur me Krastën, duke provuar se rajoni ka qenë i banuar që nga Epoka e Gurit.

Më 25 shkurt 1965, njëmbëdhjetë anëtarët e Ekspeditës Gjeologjike të Batrës, gjatë një përpjekje për të shpëtuar një prej miqve të tyre, u zhdukën nën një ortek të papritur në përroin e Batrës (rreth 5 km nga vendi ku u ndërtua më vonë qyteti i Krastës). Miniera e re e Batrës që filloi të funksionojë në vitin 1967:[4][5]. u quajt "11 Heronjtë", në nder të tyre.[6]

Krasta u themelua në vitin 1970,[4][6] si qyteti i ri i minatorëve të minierës së Batrës.[7] Pas një viti, në vitin 1971 u vu në punë edhe miniera e re e Krastës.[8]: 48 banorët e parë u vendosën në Krastë në vitin 1974 dhe kjo qendër filloi të rritej ngadalë, bazuar në një plan të miratuar urban. Në vitin 1979 Krasta u shpall zyrtarisht qytet.[7] Në vitin 1987, në qytet u ndërtua edhe një fabrikë e pasurimit të kromit.[4] Pas ndarjes së rrethit të Dibrës në vitin 1992, administrata lokale e Krastës u zhvendos nga rrethi Matit në qarkun e sapo formuar të Bulqizës,[3] duke marrë me vete edhe komunën Martanesh. Krasta u bë qendra e saj.

Gjeografia

Një nga vendbanimet më të vogla urbane të Shqipërisë, Krasta është qendra e komunës Martanesh, pjesë e rrethit të Bulqizës në qarkun Dibër. Ajo shtrihet në një rrafshnaltë, në shpatin lindor të malit të Kaltit, pjesë e Malit të Lopës. Ndodhet në lartësinë 1100 m, duke e bërë atë qytetin më të lartë në Shqipëri.[2]

Krasta ndodhet në një rajon malor relativisht të izoluar dhe është 20 km larg nga qyteti më i afërt i saj, Bulqiza.[4] Krasta është pothuajse 145 km larg nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ndonëse në vijë ajrore ndodhet vetëm 40 km larg saj. Pritet që përfundimi i Rrugës së Arbërit do të përgjysmojë distancën e qytetit nga kryeqyteti i Shqipërisë.[9]

Demografia

Banorët e parë u vendosën në qytetin e sapo formuar të Krastës në vitin 1974. Në vitin 2005, popullsia e Krasta ishte 1540 banorë.[6] Sipas regjistrimit të vitit 2011, 2142 banorë në 477 familje jetonin në Krastë. Kjo përbën 82% të popullsisë së përgjithshme të komunës Martanesh që në total ka 2601 banorë në 658 familje.[4] Pavarësisht nga rritja e lehtë e popullsisë në qytet, shumë banorë të rajonit kanë emigruar jashtë vendit.

Ekonomia

Megjithë pasurinë e burimeve natyrore, papunësia është e lartë. Miniera është sektori kryesor i ekonomisë së qytetit, ndërsa popullsia mbështetet shumë nga remitancat. Shumë familje jetojnë në varfëri;. 32.4 për qind e familjeve në Komunën Martanesh marrrin ndihmë ekonomike.[4]

Referenca

^ Kodet postare të Shqipërisë
^ a b Military topographic map of Albania (1:25 000): K-34-89-C-b (BULQIZA)
^ a b Cami, Shpëtim (April 2009). "Pasuria me tre emra" Albanian. Rruga e Arbërit (36): 16. Retrieved on April 21, 2012.
^ a b c d e f Petrit Zili (3 prill 2012): Martaneshi mes historisë, pasurisë dhe varfërisë (Albanian). Zëri i Popullit. Vizituar në 17 prill 2012.
^ Ministry of Economy, Trade and Energy of Albania: Chrome in Albania: Batra mine. mete.gov.al. Vizituar në 21 prill 2012.
^ a b c FJALOR ENCIKLOPEDIK SHQIPTAR – Volumi 2 ("Krasta" article) (Albanian). Tirana: Academy of Sciences of Albania 2009
^ a b Aleks Buda: Fjalori Enciklopedik Shqiptar (Albanian), S. 1245, Tirana, Albania: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë 1985 (Lexuar më 14 prill 2012)
^ Ministry of Economy, Trade and Energy of Albania: Chrome in Albania. mete.gov.al. Vizituar në 21 prill 2012.
^ Xhafa, Dionis (November 2011). "Rruga e Arbërit, arteria e gjakut të Shqiptarisë!" Albanian. Rruga e Arbërit (67). Retrieved on April 14, 2012.
Shëngjini
Shëngjini
27.12.2016 | 02:36
Miloti
Miloti
27.12.2016 | 02:33
Rubiku
Rubiku
27.12.2016 | 02:25
Leskoviku
Leskoviku
27.12.2016 | 02:21
Konispoli
Konispoli
27.12.2016 | 02:16
Këlcyra
Këlcyra
27.12.2016 | 02:11
Krasta
Krasta
27.12.2016 | 02:05
Kërraba
Kërraba
27.12.2016 | 02:00
Fushë-Arrëza
Fushë-Arrëza
26.12.2016 | 16:31
Orikumi
Orikumi
26.12.2016 | 16:27