Kruja
Kruja
16.12.2016 | 04:01
Kruja është një qytet shqiptar dhe kryeqendër e rrethit po me të njëjtin emër. Kruja ka 19400 banorë (vlerësim i për afërt i vitit 2004). Ajo shtrihet 20 km ne veri te kryeqytetit shqiptar Tiranë.

Kruja 1400-1500

Gjatë këtyre viteve Kruja strehonte Skënderbeun së bashku me trupat e tij, për shume vjet me radhë qyteti u ka mbijetuar sulmeve të fuqishme osmane. Të pajisur shumë herë më mirë me mjete lufte ushtarët osmane u përpoqën disa herë të pushtonin qytetin por pa rezultat. Skënderbeu nuk luftonte brenda n qytet por jashtë tij. Ai linte vetëm një pjesë të vogël të ushtrisë se tij afro 2000 ushtare në qytet dhe vet fshihej neper pyjet afër. kur shihte momentin e përshtatshëm i sulmonte osmanet dhe i kapte ne befasi. Kjo lloj mënyre luftimi u kushtoi shume osmaneve pasi ata lanë shume burra ne fushe te betejës. Për disa vite qyteti u morr nga Napoli dhe mbreti Alfons V. Skënderbeu ia dha kështjellën ne mënyre qe Napoli ta ndihmonte me ushqime e trupa kundër osmaneve. Pas vdekjes se Alfonsit, djali i tij Ferrante morri fronin me ndihmën e Skënderbeut i cili kishte çuar trupa ne italiane jugore për te ndihmuar djalin e Alfonsit kundër Anzhuve te cilët donin te merrnin fronin. Mirënjohës për ndihmën e Skënderbeut Ferrante ktheu kështjellën ne forme feudi. Ndihmat nga Napoli vazhdonin te vinin drejt Krujës por jo ne te njëjtën sasi si gjate kohës se Alfonsit.

Historia

Për herë të parë emri "Krujë" përmendet në shekullin e XII-të. Emri "Krujë" mendohet ta ketë origjinën te fjala "krua" (burim uji), sepse në Krujë ka shumë burime. Banorët e Krujës i thërrasin qytetit të tyre dhe burimeve të ujit me të njëjtin emër "krò". Banorët e Krujës i thërrasin vetes "krutonë" ose "krotonë". Në gjuhën zyrtare banorët e Krujës quhen "krutanë".Kruja njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve osmanë gjatë kohës që Skënderbeu udhëhiqte këtë rezistencë. Kështjella e Krujës u rrethua 4 herë nga ushtria Osmane. Në rrethimin e katërt kështjella e Krujës ra në dorën e pushtuesit.

Ekonomia

Kruja është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri. Përveç kësaj në Krujë zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe disa industri. Për tu përmendur janë industria e këpucëve në të cilën punësohen shumë gra dhe vajza nga Kruja dhe komunat përreth. Gjithashtu në Krujë është aktive edhe industria e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit gëlqeror.
Shëngjini
Shëngjini
27.12.2016 | 02:36
Miloti
Miloti
27.12.2016 | 02:33
Rubiku
Rubiku
27.12.2016 | 02:25
Leskoviku
Leskoviku
27.12.2016 | 02:21
Konispoli
Konispoli
27.12.2016 | 02:16
Këlcyra
Këlcyra
27.12.2016 | 02:11
Krasta
Krasta
27.12.2016 | 02:05
Kërraba
Kërraba
27.12.2016 | 02:00
Fushë-Arrëza
Fushë-Arrëza
26.12.2016 | 16:31
Orikumi
Orikumi
26.12.2016 | 16:27