Librazhdi
Librazhdi
16.12.2016 | 04:13
Librazhdi është qytet në juglindje të Shqipërisë. Kufizohet ne veri me rrethet Bulqizë perëndim nga rrethi I Elbasanit; ne jug nga rrethi I Gramshit; ne juglindje nga rrethi I Pogradecit dhe ne lindje nga Maqedonia. Librazhdi ka një gjatësi kufitare prej 42km dhe ka tërësisht nje reliev kodrinor-malor. Relievin e bën me te larmishëm fushëgropat si ajo e Domosdovës ne Përrenjas dhe ajo e Studnes me atë te Letmit. Lartësia maksimale mbi nivelin e detit është 2253 m ne majën e Kuqe te malit Shebenik.

Administrimi

Rrethi i Librazhdit është krijuar si njësi administrative ne vitin 1958. Sot bën pjese ne prefekturën e Elbasanit. Qendra administrative është qyteti I Librazhdit. Rrethi I Librazhdit përbehet nga 2 bashki dhe 9 komuna te cilat u krijuan pas riorganizimit te pushtetit lokal ne vitin 1992. Popullsia : Popullsia e Librazhdit përgjithësisht paraqitet autoktone. Me 1 janar 1998 ajo arriti ne 82.411 banore edhe rreth 18.203 familje. Ne qytetet Librazhd e Përrenjas banojnë rreth 27.963 banore ose 29.7 % e popullsisë kurse pjesa tjetër banon ne fshat. Librazhdi ka një moshe mesatare te popullsisë e cila është 48 vjeç.

Arsimi

Shkolla e pare u hap ne Berzështë ne vitin 1895 dhe konvikti I pare u hap po ne Berzështë ne vitin 1929. Sistemi arsimor sot është shtrire ne te gjithë rrethin. Funksionojnë 93 kopshte për fëmijët parashkollore, 53 shkolla fillore, 62 shkolla 8-vjeçare, dhe 10 shkolla te mesme ku mësojnë rreth 17.200 nxënës dhe japin mësim rreth 1.142 mësues.

Ekonomia

Rrethi i Librazhdit ka pasuri te shumta minerale dhe ne baze te tyre u ngritën gjate sistemit socialist miniera për përpunimin e tyre si ajo e hekur-nikelit ne Përrenjasi. Sot ekonomia e rrethit është e bazuar me shume ne sektorin e shërbimeve,blegtori, bujqësi dhe ne shfrytëzimin e pyjeve.

Klima

Pozita gjeografike,konfiguracioni I relievit, lartësia absolute mbi nivelin e detit dhe largësia nga deti Adriatik ka mundësuar natyrën kontinentale te klimës e cila duket ne dimrin e ftohte e te lagësht dhe ne vëren e shkurtër, te nxehte e te thate. Temperatura mesatare vjetore është 13.4 grade Celsius,temperatura max. e regjistruar është 40.7 grade Celsius me 14.9.1957 dhe temperatura minimale është regjistruar ne vitin 1968 e cila ishte -15.7 grade celsius.

Flora

1857 lloje bimësh spontane,enëzore,te cilat përfaqësojnë 58 % te flora e Shqiptare ose 16 % te florës se Evropës e renditin Librazhdin ne një nder rrethet me te pasura te vendit me bime te llojeve te ndryshme. gjenden te gjitha katet bimore dhe mbulesa bimore zë rreth 72 % te territorit te Rrethit te Librazhdit.
Shëngjini
Shëngjini
27.12.2016 | 02:36
Miloti
Miloti
27.12.2016 | 02:33
Rubiku
Rubiku
27.12.2016 | 02:25
Leskoviku
Leskoviku
27.12.2016 | 02:21
Konispoli
Konispoli
27.12.2016 | 02:16
Këlcyra
Këlcyra
27.12.2016 | 02:11
Krasta
Krasta
27.12.2016 | 02:05
Kërraba
Kërraba
27.12.2016 | 02:00
Fushë-Arrëza
Fushë-Arrëza
26.12.2016 | 16:31
Orikumi
Orikumi
26.12.2016 | 16:27