Mamurrasi
Mamurrasi
25.12.2016 | 17:34
Mamurrasi është një qytet që ndodhet në Rrethin e Kurbinit në Shqipëri. Mamurrasi ka rreth 7 600 banorë.

Historia

Mamurrasi është një qytet me rreth 20.000 banorë. Ndodhet midis Laçit dhe Fushë-Krujës, e rreth 30 km në veri të kryeqytetit Tiranë. Përmendet qysh në Mesjetë me emrin Mamur nga kronikanë osmanë. Në Mesjetë bënte pjesë në principatat e Topiajve dhe Kastriotëve.

Mamurrasi, historikisht krahinë rurale, u themelua si qendër urbane vetëm pas Luftës së Dytë Botërore nga qeveria komuniste e Tiranës. Popullsia e Mamurrasit është e përzier për nga prejardhja, sepse duke filluar nga vitet '20 në Mamurras u vendosën familje të shpërngulura nga Mati, Dibra, Kukësi, Midrita, Malsia e Shkodrës, Tropoja dhe Kosova. Mbas Luftës së Dytë Botërore në Mamurras u vendosën edhe familje nga Skrapari, Korça, Gjirokastra, dhe rralle ndonjë nga Mallakastra e Vlora.

Gjatë viteve të regjimit komunist, Mamurrasi u zhvillua në bujqësi e vreshtari; të gjitha kodrat ishin të mbjella me vreshta dhe fushat me perime. U hapën ofiçina, pulari e ferma.U hap banka, shkolla, kopshte, çerdhe, maternitet, kinema e qendra shëndetësore. Në kohën komuniste, Mamurrasi u njoh si "Qytet i Mimozave" për shkak të numrit të shumtë të mimozave të mbjella, por sot, fatkeqësisht nuk ndjehet më era e mimozave. Mamurrasi ka qene edhe i njohur per zboret e shkollave te larta.

Mamurrasi urban, ka edhe fshatrat e tij : Zhej, ShënMëri, Vilzë, Fushë-Mamurras, Gjorëm, Katund i Ri. Në lindje kufizohet me Burrelin, në perëndim laget nga deti Adriatik, në veri me Laçin, dhe në jug me Krujën.
Shëngjini
Shëngjini
27.12.2016 | 02:36
Miloti
Miloti
27.12.2016 | 02:33
Rubiku
Rubiku
27.12.2016 | 02:25
Leskoviku
Leskoviku
27.12.2016 | 02:21
Konispoli
Konispoli
27.12.2016 | 02:16
Këlcyra
Këlcyra
27.12.2016 | 02:11
Krasta
Krasta
27.12.2016 | 02:05
Kërraba
Kërraba
27.12.2016 | 02:00
Fushë-Arrëza
Fushë-Arrëza
26.12.2016 | 16:31
Orikumi
Orikumi
26.12.2016 | 16:27