Shtërmeni
Shtërmeni
16.12.2016 | 04:32
Në shekullin e 17-te Shtërmeni formohej nga Pazhoku dhe Shkozeti deri ne shekullin e 19-te kur me rreth 10 - 20 banesat e para shënohet fillimi i krijimit te Shtërmenit aktual fale shpërnguljes se familjeve te para te cilat banonin, rreth 1,7 km me poshtë vendndodhjes sotme te Shtërmenit. Familjet e para qe filluan te formonin Shtërmenin e sotëm ishin; familja Rrasa nga Shalësi (EL), familja Mema nga Mollasi, familja Merdani nga Gjyrala (EL),familja Baku nga Dushani (GR), Familja Kuqja nga Shalësi (EL) familja Boja nga Dibra e Madhe, familja Salla nga Lubinja (GR) dhe familja Luta me rrënjët ne Pazhok, nga me te hershmet ne Shtërmen.Shtërmeni sot ka me shume se 700 familje me mbi 3500 banore, Shtërmeni ndodhet në rrethin e Elbasanit. Në trekëndëshin më të zhvilluar të vendit tonë : Tiranë-Durrës-Elbasan, Shtërmeni gjendet i favorshëm që prej një shekulli, aq më tepër në dekadat e fundit të zhvillimit të Shqipërisë. Pozicioni gjeografik dhe faktorët e tjerë histo-arkeologjike e kanë bërë Shtërmenin që nga mesi i shekullit të kaluar, qendër te zhvilluar e tërheqëse; por më tepër vlera Shtërmeni ka marrë e merr nga banorët e tij të civilizuar, të cilët prej dekadash e kanë kthyer Shtërmenin në një qendër urbane, në një qytezë të vërtetë. Nga Shtërmeni kanë dalë deputetë e drejtues pushteti, inxhinierë e mjekë; mësues, agronomë, zooveterinerë, sportistë e qindra mjeshtri të kualifikuar nga te gjitha profilet. Sot atje ka dhe biznese të suksesshme e fermerë të zot, por të dëshpëron fakti i hidhur që pjesa dërmuese e të rinjve, e jo vetëm ata, kanë qenë të detyruar të emigrojnë, si shumica e krahut të punës nga e gjithë Shqipëria, të cilët nuk kanë reshtur me vajtje-ardhjet e tyre e me dëshirën e qartë për kthimin përfundimtar në Shqipëri, në Shtërmen. Shtërmeni shtrihet përgjatë fundit te kodrës se bute e krijuar nga natyra enkas për te, mbushur me shtëpi njëra pas tjetrës, kjo ngritje disa metroreshe, ne fakt dallon si e bere posaçërisht për te ngritur qendrën e banimit pak metra me lart nga fusha madhështore shtrire gjere e gjate poshtë rrugës nacionale.Pikërisht për këtë pozicion te mrekullueshëm, Shtërmeni jo vetëm ngjason me një "qyteze" por këtu fjala qyteze merr kuptim te plote, shto përveç kësaj bukurie edhe hijeshinë magjepse te fushës nen këmbë, e cila radhitet nder fushat me pjellore te vendit tone, mes verteksit te dy lumenjve kryesore te Shqipërisë: Shkumbin e Devoll. Tek kjo fushe për mijëra vite janë depozituar prurjet e lumenjve ne fjale, e natyrisht humusi i pasur i këtyre aluvioneve e ka bere këtë fushe me interes për iliret e lashte qe patën banuar ne Pazhok, varrezat e te cilëve zgjuan kureshtje te madhe arkeologjike. Tumat e Pazhokut te lashte përbejnë një nga thesaret e çmuara te arkeologjisë shqiptare.
Shëngjini
Shëngjini
27.12.2016 | 02:36
Miloti
Miloti
27.12.2016 | 02:33
Rubiku
Rubiku
27.12.2016 | 02:25
Leskoviku
Leskoviku
27.12.2016 | 02:21
Konispoli
Konispoli
27.12.2016 | 02:16
Këlcyra
Këlcyra
27.12.2016 | 02:11
Krasta
Krasta
27.12.2016 | 02:05
Kërraba
Kërraba
27.12.2016 | 02:00
Fushë-Arrëza
Fushë-Arrëza
26.12.2016 | 16:31
Orikumi
Orikumi
26.12.2016 | 16:27