Arbana Xharra- Lirak Çelajt: A t’thojsha o pus se as votat e kojshive tu nuk ke me mujt me i marrë?
Arbana Xharra- Lirak Çelajt: A t’thojsha o pus se as votat e kojshive tu nuk ke me mujt me i marrë?
26.10.2017 | 05:28

Anëtarja e PDK-së qysh kur ishte gazetare dhe kryeredaktore e të përditshmes “Zëri”, kishte paralajmëruar kandidatin për kryetar të Prishtinës, bashkëpartiakun e saj, Lirak Çelaj, se shansat e tij për Prishtinën ishin nën zero.

“Me Lirak Çelajn kandidat për Prishtinën, PDK, mundet me i marrë votat e mahallës së tij”, ishte shprehur me 21 mars të këtij viti Arbana Xharra, me të filluar stina e bukur e pranverës.

Duket, se kësaj radhe, siç bën shumë rrallë, Xharra kishte menduar mirë e gjatë para se ta thoshte këtë. Prognoza saj ka dalë tejet e saktë, pasi që bashkëpartiaku i saj nuk ia ka dalë të marrë më shumë se një grusht vota.

Nga rezultatet preliminare, Çelaj është renditur i katërti në Prishtinë, me vetëm 4667 vota apo përkthyer me përqindje, 5.85%. Krahasuar me Shpend Ahmetin, i cili ka dalë i pari në këtë garë me 34.682 vota kur janë numëruar vetëm rreth 92% të votave, Çelaj ka marrë 30.000 vota më pak se kundërkandidati nga VV apo rreth 40% më pak.

Një rezultat aq të dobër sigurisht që nuk e ka pritur as vetë Xharra, e cila nuk e ka lënë pa ia rikujtuar bashkëpartiakut fjalët e dikurshme.

“A t’thojsha o pus se as votat e kojshive tu nuk ke me mujt me i marrë? Mos hi n’mal pa sakicë bre hajvan”, ka qenë pyetja denoncuese dhe këshilla ironizuese e Xharrës për Çelajn.

 

Ndërkohë, superdështaku i këtyre zgjedhjeve, Çelaj, nuk është parë akund pas humbjes së frikshme.