Autoblinda nuk u vodh, ushtari i FSK-së e mori për të dalë me të dashurën
Autoblinda nuk u vodh, ushtari i FSK-së e mori për të dalë me të dashurën
11.12.2018 | 06:11
Pak orë më parë, portali më serioz në mesin e mediave kosovare, PamPress, raportoi se është vjedhur një prej autoblindave që SHBA ia dhuroi Kosovës. Mirëpo, tash gjithçka është sqaruar nga organet kompetente.

Sipas Policisë së Kosovës, autoblinda nuk ishte vjedhur, por ishte marrë nga njëri prej ushtarëve të FSK-së dhe është shfrytëzuar për arsye private dhe jo shtetërore.

Sipas versionit të Policisë, të cilit ne i besojme (ju vendosni vet nëse doni t’i besoni), ushtari me inicialet L.M, e ka marrë autoblindën dhe me të e ka çuar në darkë të dashurën e tij, duke dashur ta impresionojë para të tjerëve.

Po ashtu, thuhet se ky ushtar kishte dashur që t’ua tregojë dhëmbët edhe atyre meshkujve që ia ngacmonin të dashurën vazhdimisht.