Barcelona kërkon ndihmë nga kosovarët si ta lajnë kredinë: Ju jeni eksperta për këtë punë
Barcelona kërkon ndihmë nga kosovarët si ta lajnë kredinë: Ju jeni eksperta për këtë punë
25.07.2019 | 05:44

Kanë mbetur edhe disa muaj nga afati i fundit që Banka “Desperado” i ka vënë ekipit më të madh në botë, Barcelona, që ta lajë kredinë. Kushtet e këqija financiare të klubit kanë bërë që shefi i këtij ekipi të marrë xanaxa për disa muaj dhe është në fazën finale të depresionit, pasi nuk i ka ende paratë për ta kryer larjen e kredisë.

Presioni është edhe më i madh, për faktin se ky ekip dëshiron që ta kthej në klub, edhe një nga lojëtarët më të njohur, Neymar. Por atë nuk mund ta blejnë pa e marrë edhe një kredi tjetër. E për ta marrë kredinë tjetër, duhe ta paguajnë fillimisht kredinë egzistuese. Por për dallim nga Kosova që të mundësohet kjo gjë nga Bankat, në Spanjë kjo nuk është e mundur. Asnjë bankë nuk jep kredi për ta paguar kredinë tjetër.

Por drejtori i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka dalë me një apel për ndihmë dhe këtë ndihmë e ka kërkuar pikërisht nga kosovarët. Krejt kjo ide kishte ardhur pasi ai e kishte takuar para disa ditësh, futbollistin Kosovar, Granit Xhaka, i cili edhe i ka propozuar Bartomeut, që të kërkojë ndihmë nga kosovarët.

“Nëse don me dit qysh lahet kredia, shko në Kosovë. Ata janë eksperta, i menaxhojnë nga 2-3 kredia”, i ka thënë Xhaka Bartomeut.

Kështu që pas këtij takimi, Bartomeu është konsultuar me Bordin e Ekipit dhe ka marrë miratimin që të kërkojë ndihmë nga kosovarët.

“Po ju shkruaj juve si media më e madhe në Kosovë, që ta pyesni popullin sidomos fansat tonë sesi ta lajmë kredinë. Na ndihmoni”, ka klithur Bartomeu.